Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi ose ndryshe e njohur me emrin e artit Kida, është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.
Kida, e cila është goxha aktive në rrjetet sociale, ka zbuluar së fundmi një surprizë që i është bërë gjatë udhëtimit të saj me avion. Dy pasagjerë të huaj, të cilët duket se ishin fansa të muzikës së Kidës, e kanë njohur këngëtaren në avion dhe me këtë rast i kanë dërguar një letër ku shprehin dashurinë dhe vlerësimi n që kanë për të.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, këngëtarja publikuar foton ku tregon letrën që ka marrë:
“Kida, ne e duam muzikën tënde! Është një kënaqësi të të kemi ty në këtë fluturim. Dashuri! Xenis dhe Salih”