Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sinan Vllasaliu: Ibrahim Rugova është baba i Kosovës (VIDEO)

17/12/2022 - 19:49
në Kryesore, Lajme
A A
Sinan Vllasaliu: Ibrahim Rugova është baba i Kosovës (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në KlanKosova, ka folur krejtësisht jashtë profesionit të tij. Për të parën herë ai ka shprehur disa qëndrime të tij për politikën në Kosovë.

Për Vllasaliun, presidenti historik Ibrahim Rugova ishte i pakontestueshëm politikisht.

“Nëse flasim me dashurinë e asaj kohe, ka qenë sikur kur ke një prind, një kujdestar, për gjithçka. Ne në ato suaza që kemi jetuar, të okupuar, me vrasje të përditshme, me një dhunë të paparë dhe ti e ke pas një fytyrë të një njeriut, i cili me një qetësi jashtëzakonisht të madhe, megjithatë që nuk shpjegohet, është diçka…një energji, një rrezatim, e cila ta ka dhënë një siguri që po të qon diku, në një rrugë që është trajtuar për shumë njerëz si e pabesueshme, mirëpo në realiteti i pakontestueshëm politikisht”, tha ai.

Vllasaliu gjithashtu tha se njerëzit që dikur nuk arritën ta kuptonin politikën e Rugovës, sot shprehen se i njëjti ka bërë politik të mirë.

“E ke pasë të vetmin njeri që e ke pasë, të shprehemi me atë shprehjen e popullit, ‘ymyt’, dhe unë besoj që ajo është një ndër armët kryesore të Ibrahim Rugovës që ka ditë çka don dhe e ka mbërri çka ka dashtë”, u shpreh ai.

Vllasaliu poashtu u shpreh se sipas tij, Rugova është një ndër trimat më të mëdhenj shqiptarë, madje ai tha se të njëjtin e konsideron si “babanë e Kosovës”.

“Dashuria e tij për popullin e vet, për atdheun e vet, i ka mujtë të gjithë komponentët kundër tij, për arsye se ka qenë dashuri e sinqertë, jo dashuri e korruptuar, jo patriot me u zgju në mëngjes me shku në punë me shit patriotizëm”, shtoi ai.

“I pazëvendësueshëm! Mendoj që na ka fut në një rrugë…besoj që njerëzit gradualisht e kanë kuptu, kanë me kuptu, po e kuptojnë, kanë me kuptu edhe ata që nuk kanë dashtë. Ta thash në fillim Adnan, si prind, në kuptimin se prindi ta jep një shpresë, kur ke frikë veç thua ‘e kam  prindin’, siç e kanë fëmija jonë sot, edhe na. Unë mendoj që Ibrahim Rugova është baba i Kosovës, në kuptimin e mirë t ë fjalës. Dhe njerëzisht shumë e kam dashtë!”, tha Vllasaliu.

Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:

Emisioni i plotë:

JU REKOMANDOJMË

Qumështorja Vita i nis procedurat kundër Ministrisë, i drejtohet Gjykatës Komerciale , Administrative dhe Supremes

Qumështorja Vita i nis procedurat kundër Ministrisë, i drejtohet Gjykatës Komerciale , Administrative dhe Supremes
10/08/2026 - 12:36

Qumështorja Vita, pasi prezantoi disa analiza të marra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që dëshmojnë se qumështi i kësaj kompanie është i pastër, i ka nisur procedurat...

Më shumëDetails

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30 ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30 ditësh duhet të konstituohet Kuvendi
10/08/2026 - 12:17

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se vazhdimi i seancës konstituive nuk ishte shkelje...

Më shumëDetails

Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët

Ramadani: Me bllokimin e rrugëve në veri, Policia, po tregon se kontrabandimi është tepër i madh!
10/08/2026 - 12:04

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vazhdimin e bllokadës së Kuvendit, duke e akuzuar Vetëvendosjen për joseriozitet dhe humbje të kohës së institucioneve. Ramadani, përmes...

Më shumëDetails

Kryesuesi Dehari s’ka njoftim për seancë, merr rol politik: Ka deputetë që s’duan marrëveshje, por incidente

Ngërçi politik, Dehari: Jam vetëm kryesues, më ka ra hise për shkak të moshës
10/08/2026 - 11:55

Avni Dehari, deputeti më i vjetër i Kuvendit, dhe rrjedhimisht kryesuesi i seancës konstiuive, tha se duhet të arrihet “marrëveshja politike”. Deputeti që drejton seancën konstituive, të cilën...

Më shumëDetails

Konjufca: Seanca konstituive mund të zgjasë mbi një ditë, s’është dramatike, kush s’mendon kështu t’i drejtohet Kushtetueses

Konjufca thotë se “sipas të gjitha gjasave” do të jetë ministër i Jashtëm në qeverinë e re
10/08/2026 - 11:29

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca nuk e konsideron shkelje kushtetuese vazhdimin me ndërprerje të seancës konstituive të Kuvendit. Konjufca tha se për vazhdimin e...

Më shumëDetails

Behrami: Kurti po e shkel Kushtetutën, do me na marrë në qafë

Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse
10/08/2026 - 11:12

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me zvarritjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se deputetët ende...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bajraktari: Tri alternativa për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë