Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka kërkuar s’qarim nga kryeministri Albin Kurti lidhur me një marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë si dhe UNOPS-it.
Haxhiu, ka thënë se kjo marrëveshje është në gjuhën e angleze, derisa e ka cilësuar si shkelje të kushtetutës.
“Po kërkojë prej ju një përgjigje për marrëveshjen ndërkombëtare mes MSh dhe UNOPS-it a jeni në dijeni se ekziston një marrëveshje e tillë, a është konsultuara dhe përse nuk janë ndjekur procedurat parlamentare, dhe pasi që keni kërkuar bashkim kombëtare si mundet një marrëveshje e tillë të bëhet në gjuhën angleze në kundërshtim me kushtetutën”.










