Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ka shtëpi dhe makina lukzose! E vërteta e Luiz Ejllit këngëtarit shkodran që ka fituar zemrat e miliona shqiptarëve

20/02/2023 - 08:35
në ShowBiz
A A
Ka shtëpi dhe makina lukzose! E vërteta e Luiz Ejllit këngëtarit shkodran që ka fituar zemrat e miliona shqiptarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Luiz Ejlli është ndër konkurrentët që këtë edicion të “Big Brother” ka fituar një popullaritet të gjerë. Të shumtë janë fansat e tij, që e kanë mbështetur si në rrjetet sociale, ashtu edhe me prezencën e tyre jashtë shtëpisë. Historia e këngëtarit shkodran ka bërë për vete ndjekësit, duke e cilësuar si një djalë kurajoz dhe shumë të zgjuar.

Nga ana tjetër edhe vetë këngëtari ka folur për jetën e tij, që duhet thënë ka pasur shumë ulje-ngritje. Qysh në fillim të edicionit ai ka filluar që të paraqitet si një njeri i thjeshtë duke mos përmendur shkollimin e arritjet derisa është dashur që të tregoj për jetën e tij në një lojë që iu dha.

Ai i habiti të gjithë banorët kur u tregoi se është jurist se kishte punuar si noter dhe kishte zyrën e tij ku punoi për disa vite, madje ai ishte edhe diplomat në Francë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” si këngëtar. Kjo ka bërë që nga publiku të admirohet kaq shumë si një njeri me shumë arritje në jetë, por që pëlqen të tregohet shumë i thjeshtë, madje në një bisede me Oltën ka thënë se nëse e fiton çmimin do blej një shtëpi se është me qira.

Por, një video që qarkullon në rrjetin social “Tik Tok”, thuhet që Luizi ka mjaft pasuri ku zotëron tri shtëpi, një në vendlindjen e tij në Shkodër, një në Francë ku ka jetuar për disa vite dhe një shtëpi në Tiranë aty ka ku jetuar kohëve të fundit.

Në fakt, duket se gjithçka është një sajesë që qarkullon. Kjo për faktin se në fakt këngëtari në Paris ka qëndruar me qira, duke qenë se nuk kishte një apartament të tijin.

Pas largimit nga Franca ai gjeti punë pranë OSHE-së, duke bërë që të qëndrojë me qira edhe në Tiranë. E vetmja banesë që ai ka është në Shkodër, dhe është pikërisht një pronë e përbashkët që e ka me familjarët e tij.

Bëhet fjalë pikërisht për shtëpinë ku këngëtari u lind dhe u rrit në Shkodër. Sa i përket makinave luksoze që paraqiten, duket se janë shumë larg realitetit të tij. Kjo për faktin se në Tiranë më shpesh e kemi parë në këmbë Luizin sesa në një mjet.

Ndërsa sa i përket lëvizjeve të tij në Paris, makinat ishin pronë e shtetit, duke qenë se Luizi mbante një post të rëndësishëm në ambasadë, kishte të drejtë t’i përdorte. Por, me t’u larguar nga puna e tij në Paris, Luizi vendosi të bënte jetën e tij si noter në Tiranë.

Edhe këtu nuk kanë qenë të lehtë hapat e tij. Pasi ia doli të kishte zyrën e tij, duket se puna nuk po i shkonte si duhej, për këtë arsye licenca iu hoq, duke qenë se kishte shumë vite pa ushtruar vulën e tij. Nga jeta si artist e pastaj diplomat, Luizit iu desh shumë të përshtatej në lëkurën e re si noter.

Duke mos u futur dot në këtë treg e duke qëndruar larg miqve e kolegëve të tij në këtë fushë, Luizi ka lëshuar zyrën që ka pasur me qira për biznesin e tij disa muaj më parë.

Pas jetës së mirë që bënte si diplomat në Paris, artisti nga Shkodra, u ndesh me vështirësi të mëdha ekonomike në Tiranë. Krejt i vetëm, duke qenë se pjesën tjetër të familjes e ka në SHBA, Luizit iu desh të niste një punë në KESH, por duhet thënë se edhe këtë punë tashmë e ka humbur.

Këngëtari Luiz Ejlli para se të bëhej pjesë e formatit televiziv ka punuar si specialist i nivelit të lartë në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare me rrogë më pak se 1 milion lekë të vjetra. Ai ka folur pikërisht për këtë episod në shtëpinë e BBV-së para deklaratës kontradiktore që futi popullin shqiptar në dilemë.

Ejlli deklaron se KESH-i ka ndërruar mendje për dhënien e lejes gjatë kohës që ai do të ishte pjesëmarrës në BBV2 dhe e ka ritelefonuar për t’i thënë se nuk munden t’i japin leje nga frika se mund t’u prishë imazhin. Në atë moment, këngëtari rrëfen se është larguar.

“Firmosa kontratën me ‘Top’-in dhe dy ditë para se me hy mrenë më marrin në telefon e më thonë nuk ta japim dot lejen se më thanë që ‘mund të na prishësh imazhin’. Në ç’kuptim i thashë jua prish imazhin? Se mren mund të bësh naj budallallik, naj gomarllik, se mund të bëhesh problem dhe se kur të dalësh nga aty do vish në punë këtu dhe do thojnë ‘u ky që ka bo atë, punon në KESH. Dhe unë i thashë ‘ok’ s’po jua prish imazhin”, deklaroi Ejlli para kamerave, duke deklaruar se tashmë është pa punë.

Vetë në deklaratat e tij, Luizi e ka deklaruar se “Big Brother” është tentativa e fundit që po bën për të rregulluar jetën e tij në Tiranë, në mos do të largohej përfundimisht në SHBA.

Dhe i thashë vetes futu dhe fokusohu në lojë. E kisha stakuar trurin, doja ta mbyllja këtë gjë këtu, të shkojë si të shkojë, dhe në varësi se si do më shkonte këtu, do vendosja për jetën time jashtë. A do rrija më në Shqipëri apo do ikja në Amerikë. Thosha nëse nuk më ecën te ‘Big Brother’-i, e kisha bërë në plan me e mbyll me Shqipërinë, komplet. S’do kthehesha më.
Do bëja një ‘restart’ tjetër atje. Dhe e ndava mendjen. Tani kur hyra këtu, këtu ku jam ulur ishte Kiara dhe kur e pashë ‘live’ ishte gjë tjetër. Kiara më ka dalë jashtë parashikimeve, se shumë gjëra i kisha parashikuar. S’e edhe kur e pëlqeva nuk e dija që do e doja kaq shumë sa për të mos më zënë gjumi. Më rrinte mendja tek ajo”,u shpreh Luizi gjatë një bisede me Kristin.

Nga ana tjetër edhe vetë Kiarës ia ka thënë se jashtë nuk ka asgjë, as punë, as lekë, as shtëpi, duke I thënë se për të do të jetë gjithçka nga e para jashtë. Por duket se ai ende nuk e di që jashtë shtëpisë, Luizi është bërë nga imazhet më të dashura.

Të shumtë janë drejtuesit e bizneseve që kanë bërë gati kontratat e majme për konkurrentin e “Big Brother”, duke i propozuar shuma që mund ti ndryshonin jetën.

Nga ana tjetër, gjatë ditëve në vijim, pritet që Luizi të jetë një nga banorët që do të hapë Kutinë e Pandorës, ku si trofe do të ketë pikërisht një nga këto kontrata që do të firmos sapo të lërë shtëpinë./panorama/

JU REKOMANDOJMË

Aktorja amerikane me deklaratë bombastike: Jam beqare, bëj aventura një-natëshe

Aktorja amerikane me deklaratë bombastike: Jam beqare, bëj aventura një-natëshe
19/03/2026 - 16:43

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin e saj mbi përfitimet e të qenit beqare. Personazhi televiziv 70-vjeçar e ka pranuar hapur se kur bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Lirohet Gjesti

Lirohet Gjesti
19/03/2026 - 14:29

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, Gjesti është liruar nga paraburgimi, raporton Klankosova. Para disa ditësh, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj...

Më shumëDetails

Vrasja e xhaxhait të Elijonës, reagon Benita

Vrasja e xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
19/03/2026 - 10:44

Edhe banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita e ka ngushëlluar Elijonën për humbjen e axhës. Këtë e ka bërë përmes një InstaStory, duke u lutur për durim...

Më shumëDetails

Kanita në lidhje me djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Besarin

Kanita në lidhje me djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Besarin
18/03/2026 - 20:50

Monika Kryemadhi mbetet një nga personazhet më të komentuar të këtij viti, duke surprizuar publikun me rikthimin e saj në ekran si opinioniste në Big Brother VIP Albania....

Më shumëDetails

Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën

Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën
18/03/2026 - 20:43

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën mëngjesin e së hënës si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, në Gjakovë, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP...

Më shumëDetails

Zbulohet emri, kjo këngëtare qenka reja e Monikës

Zbulohet emri, kjo këngëtare qenka reja e Monikës
18/03/2026 - 18:38

Monika Kryemadhi mbetet padyshim një nga personazhet më të komentuar të këtij viti. Edhe pse të gjithë prisnin që ajo të tërhiqej pas gjithë turbullencave në politikë dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë