Xhuli ka pasur debate të forta me Vedatin javëve të fundit.
Përtej debateve, ajo pak ditë më parë ia puthi këmbët aktorit teksa ai po luante një nga rolet e tij, shkruan lajmi.net.
Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak reperit nga Shqipëria, Stresit.
Ai ka reaguar “i zhgënjyer” nga Xhuli, pasi Mbresa i ka treguar për skenat e puthjes së këmbëve të Vedatit dhe uljes në prehër.
Reperi ka kërkuar nga ajo të mos e identifikojë veten si një “drenicake”, pasi që sipas tij, njerëzit që vijnë nga ky regjion dallojnë shumë nga ajo.
“Mos thuaj jam prej Drenice se një drenicas flijohet e nuk ia puth këmbët askujt”, ka thënë ai pos tjerash, duke folur për Xhulin.
Ndryshe, të premten mbahet finalja e madhe e këtij edicioni të “BBVK”.













