Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhamia dhe kafja e rakisë “bashkëjetojnë” në oborr qe 34 vjet – Hoxhallarët gjatë Ramazanit bëjnë iftar aty

17/03/2023 - 13:35
në Kryesore, Kuriozitete, Lajme, Ndryshe
A A
Xhamia dhe kafja e rakisë “bashkëjetojnë” në oborr qe 34 vjet – Hoxhallarët gjatë Ramazanit bëjnë iftar aty
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vend unik që se gjen askund tjetër. Në një oborr “bashkëjetojnë” xhamia dhe kafja e rakisë, e kjo ekziston vetëm në qytetin e Vushtrrisë.

Xhamia më e vjetër në Ballkan e cila gjendet në këtë qytet, ishte ndërtuar nga osmanët, po për komshi ka kafen e rakisë që më vonë u shndërrua në restaurant.

Nga tavolina ku shërbehet alkooli, shihet Kurani dhe brendësia e xhamisë.

Besimtarët myslimanë të qytetit, duket se nuk e kanë problem këtë fakt që të marrin abdes në këto hapësira, dhe kjo sipas tyre, tregon tolerancën fetare që kanë.

Imami i xhamisë “Gazi Ali Beu”, Sadik Hasani thotë se ky objekt fetar dhe ai i biznesit janë të dy në pronën e tyre.

“Është realitet se kjo xhami që është mbrapa nesh është një ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan, mirëpo është në pronën e saj, por edhe ai objekt dhe ajo shtëpi është në pronën e vet qe sa. Ata përdorin në truallin e tyre dhe në shtëpinë e tyre çfarë të dojnë. Ju kemi treguar disa herë që është e ndaluar, mirëpo kur vjen muaji i rahmetit ata solidarizohen me ne, e hekin cdo pije që është e ndaluar, bëjnë edhe iftar aty”,  tha për T7, imami i xhamisë.

Përveç qytetarëve të cilët bëjnë iftar gjatë muajit të ramazanit, aty shkojnë edhe hoxhallarët, e këtë e thotë mbrapa kamerës djali i pronarit të restaurantit, Nystret Tunuzliu.

Imami i xhamisë thotë se kanë dashur ta blejnë pronën e restaurantit që ekziston që nga viti 1989, mirëpo iu është dukur shtrenjtë, ndërkaq këta të fundit janë të gatshëm ta shesin me një çmim më të lartë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, Shemsi Rrahmani tregon më shumë rreth historisë së xhamisë.

“Është ndërtuar nga Gazi Ali Beiu, ai ka qenë veteran turk i ushtrisë turke dhe e ka ndërtu në vitin 1410. Ka qenë xhami e dedikuar vetëm për ushtri”, tha Rrahmani për T7.

Kjo xhami ende mbetet si shembull i një tolerance fetare në Kosovë. Deri tash diçka të tillë nuk mund ta gjeni diku tjetër, dhe kjo kulturë ende kultivohet vetëm në Kosovë nga të gjitha vendet e tjera me shumicë myslimane. Edhe atë vetëm në qytetin e Vushtrrisë.

Për më shumë shikoni materialin në linkun e mëposhtëm.

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja në Krakov të Polonisë – Prokuroria nis hetimet

Ngjarja në Krakov të Polonisë – Prokuroria nis hetimet
08/11/2026 - 12:17

Dega e Krakovit e Prokurorisë Kombëtare në Poloni njofton se ka nisur një hetim lidhur me të shtënat e djeshme. Hetimi do të përqendrohet në vrasjen e gjashtë...

Më shumëDetails

Haradinaj përkujton ushtarët britanikë të rënë: Sakrifica e tyre për paqen dhe lirinë nuk harrohet

Haradinaj përkujton ushtarët britanikë të rënë: Sakrifica e tyre për paqen dhe lirinë nuk harrohet
08/11/2026 - 11:55

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të mbajtur në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, në nderim të të rënëve britanikë. Ai ka shprehur...

Më shumëDetails

“I dehur tapë” – pamjet e Vuçiqit nga argëtimi në Beograd bëhen virale, njerëzit s’ndalen së talluri me të

“I dehur tapë” – pamjet e Vuçiqit nga argëtimi në Beograd bëhen virale, njerëzit s’ndalen së talluri me të
08/11/2026 - 11:43

Aleksandar Vuçiq ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, kësaj radhe me pamjet nga një mbrëmje argëtimi në një restorant në Beograd. Edhe pse gjatë mbrëmjes këndoi dhe u...

Më shumëDetails

Lushaku Sadriu: Gjermania kërkon shmangien e krizave që bllokojnë Kosovën

Nënkryetarja e LDK-së: Familjet e 260 mijë nxënësve, të detyruara të kryejnë rolin e Ministrisë së Arsimit
08/11/2026 - 11:28

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Duke folur në emisionin...

Më shumëDetails

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh urimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh urimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
08/11/2026 - 11:14

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë përcjellë një mesazh përshëndetës dhe mirënjohjeje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në...

Më shumëDetails

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
08/11/2026 - 10:43

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pyetur nëse dikush mund të përmend një projekt të madh kapital të pëfunduar ngs Qeveria Kurti. Bajrami ka numëruar rrugë dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    250 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 63
  • “Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sinani publikon foto nga pushimet, Andrra shfaqet me bikini (Foto)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A po e provokon Fuego Feron? – “Djalit” ia vendos emrin e këngëtarit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë