Juliana Nura është ish banorja e “Big Brother VIP Kosova”, e cila u komentua në secilin “prime”.
Ani pse më e komentuara ajo nuk arriti ta fitonte edicionin e parë të këtij formati.
Së fundi ajo ka bërë reagimin e parë, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, ka thënë se ka arritur t’i fitojë zemrat, respektin dhe dashurinë e adhuruesve të saj, edhe pse se ka fituar vendin e parë në BBVK.
“Nuk e di nga të filloj të shkruaj për të gjithë ju, ju që më mbështet nga jashtë kur isha e sulmuar brenda, ju që besuat në mua dhe që më lartësuat si gruaja e parë e këtij formati”.
“Nëse jo vendin e parë, unë arrita të kem zemrat, dashurinë dhe respektin tuaj! Zemra mal po më bëhet kur po e shoh suportin dhe kujdesjen që keni treguar ndaj meje, 13 herë isha e nominuar dhe ju më mbajtët!”, ka shkruar Xhuli.













