Qe një kohë të gjatë, këngëtarja e njohur nga Kosova, Nita Latifi, është pjesë e Big Brother VIP Albania. Së fundi, ajo është përfshirë në një debat me Luizin.
Mbrëmë në Prime, pasi u shfaq një material ku kishte përplasje mes tyre, opinionistët e kanë përkrahur Nitën.
“Dua ta përgëzoj Nitën që nuk ka thënë asnjë fjalë ofenduese gjatë rrugëtimit të saj. Ke përfaqësuar denjësisht Kosovën”, tha Arbëri.