Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Apelit merr një vendim për 21 të dyshuarit në rastin ‘Subvencioni’

12/02/2022 - 12:50
në Lajme, Pa kategori
A A
Gjykata Apelit merr një vendim për 21 të dyshuarit në rastin ‘Subvencioni’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë 21 të dyshuarve në rastin “Subvencioni”.

Kjo gjykatë gjithashtu e ka lënë në fuqi edhe vendimin e shkallës së parë për 9 të dyshuarit tjerë, të cilëve masa e paraburgimit iu ishte zëvendësuar me atë të arrestit shtëpiak.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 2 janar 2022, të pandehurve Ramiz Ramosaj, Halil Hasani, Njazi Ibrahimi, Bajram Gashi, Jeton Sylaj, Granit Lubeniqi, Bashkim Mani, Deli Metaj, Gjon Musolli, Eduard Musollaj, Dukagjin Mavraj, Sadush Kabashi, Halit Avdijaj, Shemsedin Metaj, Halit Berisha, Fatmir Shala, Burim Selmani, Afrim Fazlija, Luigj Musollaj, Arif Idrizaj dhe Burim Shabanaj, ua kishte vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj.

Ndërsa të pandehurit Lulzim Kurti si zyrtar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Festim Omuraj, Milit Basha, Leonard Musollaj, Dinë Zogaj, Adrian Ramqaj, Afërdita Gjokaj, Sevdije Qeli, Alban Novosella, masa e paraburgimit iu është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 2 muaj, nga 3 janari e deri me 3 mars 2022.

Kundër këtij vendimi të shkallës së parë, ankesë në Gjykatën e Apelit kishin paraqitur të dyshuarit përmes mbrojtësve të tyre.

Këto ankesa ishin parashtruar për shkak të shkeljes së dispozitave të KPPRK-së, shkeljes së gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, shkeljes së ligjit penal, shkelës së të drejtave kushtetuese.

Sipas mbrojtjes, nuk ishin përmbushur kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, sepse sipas tyre, të dyshuarit nuk mund të ndikojnë në dëshmitarë e as në prova sepse sipas tyre, për të njëjtit ishin marrë deklarata në polici dhe prokurori.

Po ashtu sipas tyre, gjykata e shkallës së parë nuk e ka marrë për bazë se veprat penale nuk mund të përsëriten pasi të njëjtit ishin suspenduar nga puna, disa prej tyre kanë probleme shëndetësore.

Sipas vlerësimit të Apelit, aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe i bazuar në ligj, sepse ekziston dyshimi se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Sipas vendimit të Apelit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se disa të dyshuar që ishin fermer kishin aplikuar dhe përfituar subvencione në vitin 2019 dhe 2020 në mënyrë të kundërligjshme, duke shfrytëzuar pronat komunale, pronat private pa autorizim nga pronari i tyre, duke paraqitur fakte të rreme dhe të pasakta me rastin e aplikimit për subvencione dhe duke përfituar shumë të ndryshme të parave, duke shfrytëzuar kontrata për marrjen e tokës me qira të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Po ashtu, në vendimin e Apelit thuhet se këta fermer kishin ndikuar tek zyrtarë e AZHB-së me qëllim që emrat e tyre të futen në listën e përfituesve të subvencioneve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e atakuar ka dhënë arsyetim përmbajtjesor në raport me bazën ligjore për vazhdimin e paraburgimit dhe arrestin shtëpiak, sepse ekziston rreziku që nëse të pandehurit do të gjenden në liri, do të mund të ndërmarrin veprime në asgjësimin e provave apo fshehjen e tyre”, thuhet në aktvendimin e Apelit.

Sipas Apelit, duke qenë se të njëjtit kanë komunikim mes vete, mund të koordinohen për gjetjen dhe zhdukjen apo ndryshimin e provave materiale, për shkak se PSRK-ja ende nuk i kishte sekuestruar të gjitha provat.

Po ashtu, sipas Apelit ekziston rreziku se nëse të njëjtit janë në liri do të ndikojnë në dëshmitarë të cilët kanë dëshmuar më herët në Polici për të ndryshuar deklaratat, si dhe mund të ndikojnë edhe tek dëshmitarit të cilët nuk janë intervistuar ende.

“Nëse të pandehurit do të gjenden në liri do të mund të ndikojnë edhe tek njëri tjetri edhe pasi janë të pandehur me qëllim të koordinimit mes veti dhe ekziston mundësia që të njëjtit mund ti sinkronizojnë mbrojtjet e tyre”, thuhet në aktvendimin e Apelit.

JU REKOMANDOJMË

Vance thotë se është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin

Vance thotë se është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin
22/06/2026 - 21:12

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se është arritur “përparim i mirë” në bisedimet për një udhërrëfyes drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve. Përparimi përfshin...

Më shumëDetails

“Koalicioni VV-LDK”, Lutfi Haziri: Unë gjithmonë flas në emër të LDK-së

Haziri: Presim nga Trump të rikonfirmojë marrëveshjen e 3 shtatorit që Kurti e anashkaloi
22/06/2026 - 20:58

Lutfi Haziri tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk hyn në marrëveshje politike me kushtëzime dhe se çdo qëndrim që ai shpreh është në përputhje me qëndrimet zyrtare...

Më shumëDetails

Rexhepi: Kosova ka nevojë shumë për gazin amerikan, momenti i fundit që ta mirëpresim

Rexhepi: Kosova ka nevojë shumë për gazin amerikan, momenti i fundit që ta mirëpresim
22/06/2026 - 20:46

Profesori i energjetikës, Vezir Rexhepi theksuar se Kosova ka nevojë shumë për gazin amerikan, por nuk e di pse po refuzohet. “Kosova ka nevojë shumë për gazin amerikan,...

Më shumëDetails

Lajmërohet Adriana Matoshi, i “kapet” LDK’së: Koncetrohuni o burra

Lajmërohet Adriana Matoshi, i “kapet” LDK’së: Koncetrohuni o burra
22/06/2026 - 20:01

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i është “sulur” Lidhjes Demokratike të Kosovës për qëndrime të akterëve të këtij subjekit, për të cilat ajo pretendon se...

Më shumëDetails

136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë
22/06/2026 - 19:30

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar parregullsi në zbatimin e një kontrate të Komunës së Fushë Kosovës, ku stafi i angazhuar gjatë realizimit të kontratës nuk përputhej...

Më shumëDetails

Syla: Kurti po planifikon ta bëjë një qeveri në detyrë, deri në zgjedhje të reja

Syla: Nuk është lehtë me qenë VV, duhet me i ditë krejt, plus me na mbrojt prej Amerikës
22/06/2026 - 19:20

Gazetari Valon Syla ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka interes për zgjidhjen e çështjes së presidentit. Syla, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dolce e pamëshirshme për ndjekësit, shfaqet si peshk në mes të detit (Foto +16)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vajzat e familjes Zubaku që humbën jetën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë