Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeshefi i arrestuar, Nagip Krasniqi, “baba i tenderëve”, për një vit dha 80 milionë euro nëpërmjet kontratave një burimore

20/04/2023 - 01:19
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Kryeshefi i arrestuar, Nagip Krasniqi, “baba i tenderëve”, për një vit dha 80 milionë euro nëpërmjet kontratave një burimore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi shpenzoi mbi 80 milionë euro për tenderë të negociuar apo një burimor vetëm brenda një viti, raporton Front Online.

Fjala është vetëm për tenderët, vlera e të cilëve kap shifra milionëshe. Kostoja totale nëse përfshihen edhe tenderët që nuk peshojnë kaq shumë del të jetë akoma më e lartë sesa 80 milionë euro.

Nagip Krasniqi u arrestua sot dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, raporton Front Online.

Cilët janë mega-tenderët e KEK-ut që kryeshefi Nagip Krasniqi i dha direkt, pa publikim të njoftimit për kontratë?

Më i madhi është ai që kap shifrën e 56 milionë eurove. Ka të bëjë me modernizimin e turbinave B1 dhe B2, raporton Front Online.

I madh, për nga kostoja, është edhe tenderi tjetër.

Gjithsej 15.2 milionë KEK-u ia dha një kompanie për dizajnin, furnizimin dhe kryerjen e punëve lidhur me dilatimet e kaldajave B1 dhe B2 në TC Kosova B.

5.1 milionë euro tjera për riparimin kapital të një kaldajeje. E 3.4 milionë tjera për po të njëjtën arsye, raporton Front Online.

2.2 milionë po ashtu u dhanë për prodhimin, liferimin në lidhje me dilatimet e kaldajës B1 dhe B2.

3.4 milionë euro tender i negociuar në KEK, detaje për kontratën për të cilën po intervistohet Kryeshefi

Në fillim të shkurtit të këtij viti Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nënshkroi kontratë mbi 3.4 milionë euro me kompaninë “Litwin SA”. Puna që duhej të kryente kjo kompani dhe partneri vendor “Bujar B. Shala B.I.”. ishte për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A”.

Kontrata ishte e negociuar dhe u bë shpejt. Derisa vet thirrja u shpall më 27 janar, 2023, njoftimi që është lidhur kontrata u bë më 3 shkurt.

Me këtë kontratë pritej që të ktheje në punë ky bllok në fillim të muajit prill 2023.

Derisa konpania “Litwin SA” ishte në garë edhe në një tender të anuluar më herët po për riparimin e bllokut A5, kpmpania Bujar B. Shala B.I. , sipas përditësimit më të fundit në Agjencinë e Bizneseve del që është regjistruar më 25 janar të vitit 2022 dhe aktivitet primar e ka “Tregtia tjetër me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje”. Madje nuk ka as numër kontaktues.

Blloku A5 i termocentraleve “Kosova A” kishte dalë jashtë funksionit që nga 19 korriku 2022.

Përpjekja për remontin e Njësisë A5 kishte filluar që nga gushti i 2022. Tenderi me procedurë të hapur për remont kapital të njësisë A5, i shpallur në fund të muajit gusht kishte dështuar pasi nuk kishte pasur ofertues andaj tenderi i dytë ishte hapur me procedurë të negociuar.

Për remontin e njësisë A5, siç merr vesh Insajderi, KEK-u ka zhvilluar procedurën e negociuar me disa operatorë. Blloku A5 i termocentralit “Kosova A” ka kapacitet prej 210 megavatë për orë.

KEK gjatë vitit 2022 ka hapur dy tenderë për remontin kapital të këtij blloku i cili është jashtë funksionit por që vetëm më hapjen e tenderit me procedurë të negociuar ka arritur të nënshkruajë kontratë.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
07/11/2026 - 02:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori i tij, Atdhe Hetemi, me ç’rast...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg
07/11/2026 - 02:44

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar...

Më shumëDetails

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
06/11/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thënë se edhe Prokuroria, edhe ZRRE-ja e kanë vërtetuar se ka pasur manipulime në çmime në...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave
06/11/2026 - 22:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me familjen Dehari, duke kërkuar nga ai që të marrë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
06/11/2026 - 22:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në garën e ardhshme zgjedhore për kryetar të kësaj partie duhet të jetë edhe një kandidate grua,...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?
06/11/2026 - 22:14

Një rregullore e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime të rëndësishme në mënyrën e menaxhimit të parkingjeve publike, tarifat për parkim, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    224 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë