Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve në veri, kaq vota morën kandidatët fitues të LVV dhe PDK

23/04/2023 - 21:30
në Ekonomi, Lajme
A A
KQZ publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve në veri, kaq vota morën kandidatët fitues të LVV dhe PDK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore. Nga rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë fituar nga dy komuna.

VV-ja do të udhëheqë në Mitrovicën e Veriut. Kandidati i saj, Erden Atiq ka fituar 519 vota apo 66.5 për qind.

Pas tij është renditur kandidati i PDK-së, Taulant Kelmendi, që mori 186 vota apo 23.8 për qind dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica mori 75 vota apo 9.6 për qind.

Në Leposaviq, Lulzim Hetemi i VV-së mori shumicën e votave. Hetemi numëroi 100 vota apo 73.5 për qind, ndërsa Albulena Behluli-Hetemi e PDK-së pati 34 vota apo 25 për qind. Aleksandar Jabllanoviq, edhe pse u tërhoq nga gara, mori dy vota.

Ndërkohë, PDK-ja do të udhëheqë me Zubin-Potokun. Kandidati i saj, Izmir Zeqiri, fitoi ngushtë ndaj kandidatit të VV-së, Flatron Hasani. Zeqiri mori 196 vota apo 52.1 për qind, kurse Hasani pati 180 vota apo 47.9 për qind.

PDK-ja do ta ketë kryetarin e komunës edhe në Zveçan. Ilir Peci mori 114 vota apo 60 për qind, ndërsa Fetah Peci i VV-së mori 71 vota apo 37.4 për qind. Sllagjana Pantoviq mori pesë vota apo 2.6 për qind.

Vetëm 3.47 për qind e 45 mijë e 95 qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat e veriut të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë të dielën në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut votuan 837 qytetarë apo 4.62 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Në Leposaviq votuan 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin-Potok 385 votues apo 5.78 për qind dhe në Zveçan 204 qytetarë apo 2.92 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

JU REKOMANDOJMË

Dënimi i krerëve, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike (VIDEO)

Dënimi i krerëve, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike (VIDEO)
17/09/2026 - 13:49

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar para mediave. Pas takimit mes Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të partisë, Hamza tha se beson se do të takohet me të...

Më shumëDetails

OVL-UÇK thërret protestë për nesër në Prishtinë

Verdikti i Gjykatës Speciale, OVL-UÇK mblidhet sot
17/09/2026 - 13:44

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protesta është thirrur në lidhje me dënimin e...

Më shumëDetails

Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë

Kusari Lila thotë se pushteti i Kurtit nuk nxori nga puna njerëz që i punësuan qeveritë e mëhershme
17/09/2026 - 13:40

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me raportimet në media për nismën e disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës për mbledhjen e...

Më shumëDetails

Protestuesit bllokojnë rrugën përpara selisë së PD-së, përmbysin koshat e mbeturinave në rrugë

Protestuesit bllokojnë rrugën përpara selisë së PD-së, përmbysin koshat e mbeturinave në rrugë
17/09/2026 - 13:31

Janë shënuar sërish tensione në protestën e sotme, e cila po mbahet jashtë Kuvendit, ku në të njëjtën kohë brenda Parlamentit po mbahet seanca e radhës plenare. Sipas...

Më shumëDetails

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë
17/09/2026 - 13:28

Një ditë më parë, në Dhomat e Specializuara në Hagë, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vite burg për krime lufte. Bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, ka folur...

Më shumëDetails

Studentë shkojnë para Qeverisë: Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë

Studentë shkojnë para Qeverisë: Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë
17/09/2026 - 13:12

Studentët janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke protestuar me pankarta dhe thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në duar ata kanë pankarta me mbishkrimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë