Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AVONET i reagon ashpër komunës së Prishtinës për tenderin prej 8 milionë euro të dhënë kompanisë “Sallahu”: Mashtrim, keqpërdorim e favorizim i biznesmenit të dënuar

29/04/2023 - 12:52
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
AVONET i reagon ashpër komunës së Prishtinës për tenderin prej 8 milionë euro të dhënë kompanisë “Sallahu”: Mashtrim, keqpërdorim e favorizim i biznesmenit të dënuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrjeti i Organizatave joqeveritare AVONET i ka reaguar komunës së Prishtinës për tenderin që ia ka dhënë kompanisë “Sallahu”, pasi që një zyrtar i saj është i dënuar me një aktgjykim të formës së prerë dhe është fajtor për kryerjen e veprës penale për falsifikim të dokumentit zyrtar, transmeton Veriu.info

AVONET e ka cilësuar dhënien e këtij tenderi prej 8,497,801.66 € si mashtrim, keqpërdorim, shkelje e Ligjit të Prokurimit dhe favorizim i biznesmenit të dënuar.

Komunikata e AVONET:

Mashtrim, keqpërdorim, shkelje e Ligjit të Prokurimit, favorizim i biznesmenit të dënuar- AVONET kërkon që të hetohet kontrata e Komunës së Prishtinës me “Sallahu-un”

AVONET shpreh shqetësimin e thellë se Komuna e Prishtinës shpërblen me tender me vlerë 8,497,801.66 € operatorin ekonomik që zyrtari (punonjësi, drejtues, menaxher ose drejtor) është i dënuar me një aktgjykim të formës së prerë dhe është fajtor për kryerjen e veprës penale për falsifikim të dokumentit zyrtar sipas neni 398, paragrafi 2 i KPRK-së, me numër lënde PKR 16/2018 të datës 30.03.2018 të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe kjo paraqet keqpërdorim të prokurimit në Kosovë. Konkretisht, AVONET ka monitoruar aktivitetin e prokurimit të projektit “Ndërtimi i rrugës A – pjesa e parë” dhe ka zbuluar se autoriteti kontraktues ka nënshkruar një kontratë me operatorin ekonomik “Sallahu” shpk me një vlerë prej 8,497,801.66 €.

AVONET ka verifikuar se ish – udhëheqësi i “Sallahu” shpk, N. S, ka një aktgjykim të formës së prerë dhe është fajtor për kryerjen e veprës penale për falsifikim të dokumentit zyrtar sipas neni 398, paragrafi 2 i KPRK-së, me numër lënde PKR 16/2018 të datës 30.03.2018 të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në bazë të këtij hulumtimit, AVONET ka informuar Komunën e Prishtinës me 15.03.2023 se OE “Sallahu” shpk duke u bazuar edhe nga intepretimi i KRPP-së se: “nuk ka të drejtë të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose ekzekutim të kontratës në çoftë se i njëjti është shpallur fajtorë nga ndonjë gjykatë kompetente gjatë 10 viteve të kaluara nga data e publikimit të Njoftimit” edhe sipas Ligjit NR. 04/L-042, për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, neni 65, paragrafi 3, e sanksionin këtë veprim të OE dhe KRPP nëmënyrë të detajuar ka interpretuar dispozitat e nenit 65 të LPP-së në dyinterpretimet e publikuara me datën 22.11.2022, në platformën e-prokurimi, në linkun: “Informacione” në vegzën “INTERPRETIME”, Pyetja me numër 13 dhe Pyetja me numër 3.

AVONET ka identifikuar se dokumentacioni (dosja) i ofertës së OE “Sallahu” në aktivitetin e prokurimit të projektit me titullin: “Ndërtimi i rrugës A – pjesa e parë” tregon se N. S. është zyrtar i OE “Sallahu” shpk, duke figuruar në listat e pagave dhe deklarimeve vjetore për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe në noterizimin e certifikatës ISO dhe poashtu ai ishte prezent edhe në fillimet e punimeve.

AVONET gjithashtu ka identifikuar se në dosjen e tenderit, janë të pranishme kontrata të realizuara dhe referenca e inxhinierëve dhe udhëheqësve të punës, të nënshkruara nga N. S., të cilat janë përdorur si bazë për të plotësuar kriterin për të ofertuar dhe për më tepër ky OE është recidivist i veprave penale të lartëcekura.

Kjo tregon se përfaqësuesit e OE kanë bërë vepra dyshuese për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe deklarim të rremë nën betim. Në përfundim, AVONET ka shprehur shqetësimin e saj për praktikat e tilla, të cilat krijojnë një praktikë të keqe në fushën e prokurimit dhe kërkon veprime nga autoritetet relevante Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës për të ndërmarrë masa të nevojshme për të siguruar transparencën dhe integritetin e procesit të prokurimit publik në Kosovë.
AVONET ka bër tashmë këkesë për inicim të hetimit të procedures të aktivitetit të prokurimit dhe të kontratës në Prokurorin e Shtetit.

JU REKOMANDOJMË

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla
31/07/2026 - 23:25

Një qytetare ka ngritur shqetësim për cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i fast-food-it HEBS, pas një eksperience që ajo e ka cilësuar të papranueshme. Ajo ka...

Më shumëDetails

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën
31/07/2026 - 23:11

Një fëmijë është shpëtuar pas një incidenti të rëndë, pasi ka rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit të Mitrovicës. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm...

Më shumëDetails

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit
31/07/2026 - 22:57

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka mirëpritur planin për çarmatimin e Hamasit, ndërsa ka reflektuar mbi sfidat në Lindjen e Mesme. Duke iu referuar...

Më shumëDetails

Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
31/07/2026 - 22:47

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur të premten zonën e Campi Flegrei pranë qytetit jugor italian të Napolit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve...

Më shumëDetails

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta
31/07/2026 - 22:38

Disa migrantë kanë shpjeguar arsyet pse duan të bëjnë kalimin e rrezikshëm drejt Ceutës. Marokeni Ayoub El Abyad, 16 vjeç, i tha Reuters-it se po shikonte video në...

Më shumëDetails

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës
31/07/2026 - 22:01

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për një vendim për rregulla të ‘’qarta dhe masa të detyrueshme’’ për organizimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë