Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Projektet për investime kapitale:18 komuna nuk do të përfitojnë asnjë cent

17/05/2023 - 15:22
në Ekonomi
A A
Projektet për investime kapitale:18 komuna nuk do të përfitojnë asnjë cent
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 18 komuna nuk do të përfitojnë asnjë cent nga niveli qendror për projekte të reja të investimeve kapitale. Kështu ka thënë për Radio Kosovën drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Oda Ekonomike Amerikane konsideron se mos investimi në projekte kapitale do të ndikojë në normën e rritjes ekonomike.

Ndërsa njohës të ekonomisë thonë se kjo do të ketë ndikim të gjerë te qytetari dhe biznesi.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Radio Kosovën se gjatë takimit me kryeministrin e vendit ndër temat kryesore të diskutimit ishte themelimi i grantit 4 që do të krijonte barazi financiare për komunat e Kosovës. Ai tha se rreth 18 komuna nuk do të përfitojnë këtë vit asnjë cent nga niveli qendror.

“ Kryetarët e komunave po kërkojnë që sa më parë të themelohet ky grant sepse në disa raste ata po mendojnë se ka pabarazi financiare ndaj komunave për zhvillimin e projekteve kapitale, gjithashtu në Ligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2023 shihet se rreth 18 komuna nuk do të përfitojnë këtë vit asnjë cent nga niveli qendror për projekte të reja për investime kapitale”, tha Ibrahimi.

E kryetari i Odes Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, po për radion tonë ka thënë se mos investimet në projektet kapitale, pashmangshëm do të ndikojnë në normën e rritjes ekonomike.

“Në raportet e organizatave ndërkombëtare është thënë se rritja ekonomike që e ka karakterizuar Kosovën përgjatë viteve të fundit ka qenë rezultat i konsumit dhe rrjedhimisht ndikimit të remitencave të diasporës, por në të njëjtën kohë edhe si rezultat i investimeve kapitale.

Nëse investimet kapitale qenkan njëra prej dy shtyllave më të rëndësishme të vendit, automatikisht konkludojmë se moskryerja e investimeve kapitale ose mos shpenzimi i këtyre mjeteve të cilat janë paraparë për investime kapitale brenda një viti të caktuar buxhetor, pashmangshëm se do të jenë ndikim edhe në normën e rritjes ekonomike”, tha Zeka.

E profesori i Ekonomisë, Fadil Osmani, konsideron se çdo para e cila nuk qarkullohet, mund të quhet keqmenaxhim.

“Mund të themi lirisht se çdo para e cila nuk hyn në qarkullim, nuk mund të quhet ndryshe përveç jo mirë menaxhim, dhe kjo pjesa e mos investimeve në mjete kapitale, ka lënë pa e futur paranë në qarkullim. Mendoj se kjo ka ndikuar edhe të pjesa tjetër e qytetarëve apo komunitetit të biznesit që të marrin kredi e që ka rezultuar që vetëm në tre mujorin e parë janë rreth 70 mijë klientë që janë drejtuar në banka për të marrë kredi”, tha Osmani.

Sipas raportit të Institutit GAP, nga gjithsej afro 811 milionë euro sa pritet të jenë investimet kapitale, 611 milionë euro apo 75% janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe rreth 200 milionë euro janë planifikuar për projekte të reja kapitale. Nga kjo shumë për projekte të reja, rreth 26%, përkatësisht 51 milionë euro janë të alokuara për nivelin qendror, kurse pjesa tjetër për nivelin lokal. Nga 51 milionë euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22 milionë euro janë destinuar për projekte specifike në komuna.

JU REKOMANDOJMË

Barileva Reisen me superofertë për ta vizituar Stambollin dhe Selanikun – Mos e humbisni këtë mundësi

Barileva Reisen me superofertë për ta vizituar Stambollin dhe Selanikun – Mos e humbisni këtë mundësi
03/11/2026 - 16:44

Kompania e njohur e udhëtimit Barileva Reisen ofron një mundësi jashtëzakonisht të mirë dhe me superçmim për të vizituat Stambollin dhe Selanikun me vetëm 59 euro për person,...

Më shumëDetails

Ja sa shpenzoi Qeveria e Kosovës për investime kapitale sipas GAP-it

Verdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës
01/11/2026 - 10:21

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të...

Më shumëDetails

ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind

ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
31/10/2026 - 20:18

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë (TM3) 2026. Sipas njoftimit tëASK’së,ka pasur rritje të...

Më shumëDetails

30/10/2026 - 22:07

Kompania e njohur e ndërtimit Dijari SHPK ofron hapësira moderne banimi në kompleksin Film City Residence në lagjen Arbëria, raporton Gazeta Online Veriu.info. Kjo hapësirë është e ndërtuar...

Më shumëDetails

“Lidhja Residence” sponsor gjeneral i edicionit të 5-të të Big Brother VIP Kosova

“Lidhja Residence” sponsor gjeneral i edicionit të 5-të të Big Brother VIP Kosova
29/10/2026 - 21:58

Kompleksi banesor më i mirë dhe më moderni që po ndërtohet në Prizren “Lidhja Residence” këtë vit do të jetë sponsor gjeneral i Big Brother VIP Kosova, shkruan...

Më shumëDetails

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të
29/10/2026 - 12:55

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për sektorin publik është e paraparë me Ligjin e Buxhetit dhe do të paguhet në fillim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë