Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, është deklaruar pak para vazhdimit të seancës konsitutive të Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
E njëjta ka thënë se ajo e respekton mendimin e Kushtetuese dhe se do ta votojë Albulena Haxhiun.
‘‘Unë e respektoj Gjykatën Kushtetuese, mendimin e Gjykatës Kushtetuese, e votoj kandidaten Albulena Haxhiun’’, ka thënë ajo, shkruan Gazeta Express.
E pyetur se nëse do të mund të konstituohet kuvendit brenda 30 ditësh, ajo ka thënë se ‘‘Ndoshta e kryejmë, ndoshta’’.