Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, Osmani për BBC: Të gjithë janë ulur me të në OKB

25/01/2026 - 18:06
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur në një intervistë për BBC-në se si do të ndjehej të ulej pranë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Bordin e Paqes.

Shtetet perëndimore nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump për t’iu bashkuar atij në këtë traktat, për shkak të shqetësimeve lidhur me përfshirjen e Rusisë.

Për përfshirjen e Rusisë, Osmani pati disa replika me gazetarin e BBC-së.

“Sepse në këtë bord për paqe, mund të jesh ulur pranë Vladimir Putinit. A ndiheni rehat me këtë?”, e pyeti ai.

“Ne kemi qenë duke u përpjekur të bëhemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara për kaq gjatë, dhe Rusia na ka bllokuar sepse ka të drejtën e vetos. Në këtë organizatë Rusia nuk ka veto. Në këtë organizatë, Republika e Kosovës, vendi im, është ftuar të jetë anëtare themeluese, shtet anëtar i barabartë. Por ky është një bord për paqe, dhe presidenti Putin po ndjek një luftë në një vend europian. Të gjitha vendet që po e kritikojnë këtë janë ulur pikërisht pranë Putinit në Kombet e Bashkuara”, tha ajo.

“Po si ju duket kjo?”, pyeti gazetari.

Osmani tha se vendet e tjera “gjithashtu janë ulur pranë Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje”.

“Vlen të theksohet se edhe Mbretëria e Bashkuar është ulur pranë Rusisë. Prandaj do të thosha se është më mirë të jesh pjesë e një organizate ndërkombëtare ku Rusia nuk ka të drejtë vetoje, nuk mund ta bllokojë paqen në botë, sesa në një organizatë ku ajo e ka bllokuar paqen në botë dhe ka shkaktuar luftëra dhe kaq shumë shkatërrim, jo vetëm për popullin e Ukrainës, por edhe duke mbështetur një përfaqësues proxy të Rusisë këtu në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

https://www.facebook.com/share/v/1E3n7qNhDt/?mibextid=wwXIfr

JU REKOMANDOJMË

Rama i kërkon Kurtit që në “trekandëshin Kant, Mill, Aristotel” t’i bëjë vend edhe Unazës së Prishtinës
Kryesore

Rama i kërkon Kurtit që në “trekandëshin Kant, Mill, Aristotel” t’i bëjë vend edhe Unazës së Prishtinës

25/01/2026 - 18:57
“Skifteri i ri” i Kosovës: MIGA VTOL me 500 km rreze veprimi dhe 6 orë fluturim
Lajme

“Skifteri i ri” i Kosovës: MIGA VTOL me 500 km rreze veprimi dhe 6 orë fluturim

25/01/2026 - 18:45
Vuçiq komenton raportimet e mediave në rajon, përfshirë Kosovën-pretendon se të gjithë i kanë zili atij
Lajme

Vuçiq propozon formimin e një ekipi operativ për përparim më të shpejtë të Serbisë drejt BE-së

25/01/2026 - 17:42
KQZ njofton për rinumërimin e 65 për qind të votave
Kryesore

KQZ njofton për rinumërimin e 65 për qind të votave

25/01/2026 - 17:25
Harry Bajraktari: Në Bordin e Paqes, Kosovës i erdhën nëntë njohje de facto
Kryesore

Harry Bajraktari: Në Bordin e Paqes, Kosovës i erdhën nëntë njohje de facto

25/01/2026 - 17:14
Shpërthim në veri të Mitrovicës, policia jep detaje
Kryesore

Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon pamje

25/01/2026 - 16:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    460 Shpërndaje
    Shpërndaje 184 Tweet 115
  • “Fati Im” apo fati i ministrit? MSh bëhet ‘mburojë’ e spitalit privat ku punon “Zonja e Parë” e shëndetësisë, del kundër inspektores së vet që gjeti shkeljet me licencim

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • Pak ditë pas martesës, bashkëshrotja e Bleros ndan pamje nga shtëpia ku po jetojnë (Foto)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Reagim “copy-paste” nga rrjetet sociale: A u bë Ministria e Shëndetësisë zëdhënëse e kryetarit të Bordit për të mbuluar shkeljet e evidentuara nga Inspektorati me licencimin e spitalit “Fati Im”?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë