Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për mundësinë e rikandidimit të saj si e para e shtetit.
Ajo në konferencën për media, tha se do ta përfundojë mandatin e saj të plotë, deri në ditën e fundit.
Osmani shtoi se fillimisht duhet të bëhen Kuvendi e Qeveria e pastaj i vjen radha edhe çështjes së Presidentes.
“Do të jem këtu deri në ditën e fundit, e kam marrë mandatin për 5 vjet dhe do ta përfundoj atë të plotë. Sa i përket rikandidimit, le ta kemi njëherë një Kuvend e Qeveri, e pastaj i vjen radha edhe çështjes së Presidentes”, deklaroi Osmani













