Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do t’i kthejë Gjermania rreth 800 mijë refugjatë sirianë – ky është propozimi i Kancelarit Merz

06/04/2026 - 08:15
në Lajme
A A
A do t’i kthejë Gjermania rreth 800 mijë refugjatë sirianë – ky është propozimi i Kancelarit Merz
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Friedrich Merz deklaroi pas takimit me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa se “në perspektivën e tri viteve të ardhshme rreth 80% e sirianëve që qëndrojnë aktualisht në Gjermani duhet të kthehen në atdheun e tyre”. Ai u shpreh pra pro përshpejtimit të riatdhesimit të mbi 950.000 sirianëve, që kanë ardhur kryesisht me krizën e refugjatëve 2015-2016.

Përparësi kanë personat pa leje qëndrimi të vlefshme dhe “grupi problematik i sirianëve me rekorde kriminale”. Gjermania do të investojë këtë vit mbi 200 milionë euro për rindërtimin e Sirisë. Por të martën, Merz-i e sqaroi deklaratën e kthimit të 80% të sirianëve. Tha se shifra e kishte burimin tek Presidenti sirian.

A realizohet dot, nga ana ligjore dhe praktike, riatdhesimi i kaq shumë njerëzve brenda pak kohe? Për tre vjet, çdo ditë do të duhej të ktheheshin 730 vetë. 250.000 sirianë kanë tani nënshtetësi gjermane, 70.000 me leje qëndrimi të pakufizuar. Vullnetarisht, për 1 vit, megjithë financimin nga Gjermania, janë kthyer rreth 3.600 sirianë.

Al-Sharaaja shprehu “mirënjohje të thellë” ndaj “qeverisë gjermane e popullit gjerman, që u hapën dyert më shumë se një milion sirianëve, që u mundësuan atyre këtu siguri – dhe që të rindërtojnë, jetët e tyre të shkatërruara”. Ai shprehu shpresën që kompanitë gjermane të sjellin ekspertizë në Siri. Kërkoi investime e partneritet.

Reagimet për deklaratën e kthimit, qenë të përziera: SPD paralajmëroi se pritshmëritë e kthimit nuk përmbushen, E Majta, parti e ekstremit të majtë, tha se kjo “ushqen fantazitë e AfD-së për deportim masiv”, ndërsa AfD-ja, partia populiste e djathtë e kritikoi shifrën si “të vonuar”.

Përfaqësues të komunitetit mjekësor gjerman paralajmëruan mungesa në kujdesin shëndetësor: sirianët janë grupi më i madh i mjekëve të huaj në spitalet gjermane: me mbi 5.700 mjekë.

Avokatia siriane Nahla Osman i tha DW se deklarata ngjall dëshpërim dhe zemërim, dhe duket “më shumë si sinjal politik i brendshëm, në kontekstin e rritjes së AfD-së, sesa strategji e zbatueshme”. /DW Shqip

JU REKOMANDOJMË

Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi duke lënë të lënduar një të mitur

Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi duke lënë të lënduar një të mitur
06/04/2026 - 09:05

Të dielën në Skenderaj, një person kishte ndezur një zjarr nga ku eksploduan dy bombola gazi. Si pasojë e këtij shpërthimi një i mitur ka pësuar lëndime trupore....

Më shumëDetails

Çmimi i naftës rritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
06/04/2026 - 08:44

Çmimet e naftës arritën në 110 dollarë (83.38 paund) për fuçi pas kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit në mediat sociale. Çmimi i naftës Brent u...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu e “çon në qiell” Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet

Ish-Zotëria i Parë me mesazh për Osmanin: Nuk u përkule kurrë, hyre si lidere e po del si frymëzim
06/04/2026 - 08:30

Pindron Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, ka përshkruar në mënyrë personale përfundimin e mandatit të saj si presidente e Kosovës, duke e vlerësuar rolin e saj siç tha...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, sot takohen Kurti dhe Abdixhiku

Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?
06/04/2026 - 08:00

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen të hënën. Siç është...

Më shumëDetails

Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari
05/04/2026 - 23:15

Një konflikt i paprecedentë ka ndodhur sot në rrugën "Hasan Prishtina" Mitrovicë, ku dy persona janë shoqëruar në polici. Veriu.info mëson se një pronar i një kompanie ndërtimi...

Më shumëDetails

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë milionëshe në Zvicër

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë milionëshe në Zvicër
05/04/2026 - 22:41

Në qytetin St. Gallen po planifikohet ndërtimi i një xhamie të madhe nga komuniteti shqiptaro-islam, projekt që pritet të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane. Sipas mediave...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë