Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A e mbështesin Kurtin apo Hamzën për kryeministër? Flasin deputetët e komuniteteve jo-serbe

10/03/2025 - 09:46
në Kryesore, Lajme
A A
A e mbështesin Kurtin apo Hamzën për kryeministër? Flasin deputetët e komuniteteve jo-serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tashmë dihet qartë numri i deputetëve që partitë politike kanë fituar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Nga rezultatet preliminare, por jo të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur të siguroj 48 deputetë, PDK ka fituar 24 deputetë, LDK shkon në Kuvend me 20 deputetë, AAK-NISMA me 8 deputetë, 9 deputetë ka Lista Serbe si dhe pakicat jo-serbe me 10 deputetë dhe partia e Nenad Rashiq me 1 deputet.

VV, ani pse ka fituar zgjedhjet dhe ka numrin më të lartë të deputetëve, nuk po arrinë e vetme të sigurojë shumicën e mjaftueshme për të formuar një Qeveri të vetme sikur me 2021.

Kjo ka krijuar një situatë ku asnjë parti opozitare nuk është e gatshme të hyjë në koalicion me VV-në, duke theksuar se nuk e mbështesin për formimin e institucioneve të reja, përjashtuar liderin e NISMA-s, Fatmir Limaj, që ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me kreun e VV-së, Albin Kurtin.

Në anën tjetër, opozita ka bërë të qartë se mund të marrë përsipër formimin e Qeverisë, nëse LVV dështon në arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e një shumice të thjeshtë parlamentare.

I gjithë ‘’topi’’ për formimin e institucioneve kalon tek Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila pas certifikimit të rezultateve, ligjërisht detyrohet ta bëjë thirrjen e seancës së Kuvendit për konstituimin e tij. Mundësinë e parë për formimin e Qeverisë së re do ta ketë Albin Kurti, pasi që partia e tij ka siguruar më së shumti ulëse në Kuvend, por të pamjaftueshme që ta krijojë i vetëm shumicën e re parlamentare. Nëse Kurti dështon t’i sigurojë së paku 61 votat e nevojshme, atëherë mundësia do t’i jepet Bedri Hamzës si kandidati për kryeministër i partisë së dytë më të madhe parlamentare, etj.

Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepithotë se partia e saj është fituese e zgjedhjeve në komunitetin boshnjak.

‘’NDS- partia e së cilës unë jam lidere është fituese në radhët e komunitetit boshnjak’’ thotë ajo.

Rexhepi, deklaron se Kurti është personi më i votuar në Kosovë dhe pret që i njëjti ta formojë Qeverinë e re.

‘’Në këto zgjedhje, VV-ja është partia fituese në komunitetin shqiptar dhe Albin Kurti është personi që ka marrë më shumë vota nga qytetarët, nga i cili pres formimin e qeverisë së re Kurti 3’’, deklaroi ajo.

Megjithatë, Rexhepi, thotë se ka raporte korrekte me gjithë përfaqësuesit e opozitës, por në këto momente nuk sheh hapësirë që opozita ta formojë Qeverinë.

‘’Sa i përket opozitës, unë kam marrëdhënie korrekte me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe kam qenë gjithmonë aty kur kanë pasur nevojë për votë për kryetarin e Parlamentit, për kryeministrat e qeverive të mëparshme dhe për të gjithë ish-presidentët e shtetit, në këtë moment nuk shoh hapësirë ​​që opozita të formojë qeverinë’’ përfundoj ajo.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha thotë se nuk ka “vija të kuqe” për asnjë parti politike ose lider politik dhe se po ashtu nuk ka ndonjë problem me askënd.

‘’Nuk kemi vija të kuqe, por duam të respektohemi ata që jemi dhe jo të shkojmë shabllon me krejt’’ thotë ai.

Deputeti i rizgjedhur, Veton Berisha, deklaron se si parti politike do i shërbejnë këtij vendi.

‘’Unë jam parti parlamentare, kam strukturë, kam organizim partiak, kam program politik, jem parti që kemi garu dhe kemi fitu. Ne si parti politike do i shërbejmë këtij vendi’’ u shpreh ai.

Berisha, thotë se për të ka rëndësi të formohet Qeveria sa më parë

‘’Ne nuk kemi asnjë problem me asnjë parti politike, me asnjë individ. Për mua ka rëndësi shumë që me u bërë Qeveria edhe Kosova me ecë përpara. Do të dëshiroja të ketë Qeveri politike’’ shton ai.

Sipas tij, kush do që i trajton dhe i respekton si partnerë, partia e tij do i mbështetë në formimin e Qeverisë.

‘’E kemi programin tonë, i kemi kërkesat tona dhe kush do që na trajton dhe na respekton si partnerë të tillë, nuk e kemi problem të i mbështesim’’ u shpreh Berisha.

Albert Kinolli, kryetar i Partisë Rome të Bashkuar (PRYK), thotë se nuk ka akoma vendim rreth asaj se si do të veprojnë si parti politike rreth formimit të Qeverisë së re.

”Nuk kam përgjigje akoma për këtë. Këtë përgjigje e marrim në Këshillin Drejtues të partisë’’ thotë ai

I pyetur nëse ka vija të kuqe, Kinolli thotë se me kalimin e kohës ato po hiqen.

‘’Tash është lehtë me thënë vija të kuqe, por rrethanat po ndryshojnë edhe vijat e kuqe po largohen’’ thotë ai.

Deputeti Kinolli u shpreh se pas certefikimit diskuton për këtë gjë.

‘’Pas certifikimit diskutojmë” deklaroi ai.

Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Exhan Galushi, për FrontOnline ka konfirmuar se nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, për 30 vota nuk ka arritur të bëhet deputet.

”Për 30 vota nuk e kam kaluar pragun për deputet’’ tha ai.

Sipas tij, po të ishte bërë përsëri deputet, do ta kishte mbështetë Qeverinë Kurti.

‘’Po të isha rizgjedhur, pa dyshim se e kisha mbështetë Qeverinë Kurti” u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

“Më mirë vdes, se ta vesh uniformën e Serbisë”, i riu nga Presheva ka një kërkesë për Kurtin (VIDEO)
Lajme

“Më mirë vdes, se ta vesh uniformën e Serbisë”, i riu nga Presheva ka një kërkesë për Kurtin (VIDEO)

13/01/2026 - 15:17
Nëse i shihni këta persona lajmërojeni policinë
Lajme

Nëse i shihni këta persona lajmërojeni policinë

13/01/2026 - 15:00
Abdixhiku përballë nënkryetarëve në takimin e parë të partisë pas zgjedhjeve të 28 Dhjetorit
Kryesore

Abdixhiku përballë nënkryetarëve në takimin e parë të partisë pas zgjedhjeve të 28 Dhjetorit

13/01/2026 - 14:50
Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë
Lajme

Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë

13/01/2026 - 14:17
“Të gjithë madje edhe mohuesit naivë, e dinë shumë mirë rolin historik që Hashim Thaçi ka pasur në dekadat e fundit”
Lajme

“Të gjithë madje edhe mohuesit naivë, e dinë shumë mirë rolin historik që Hashim Thaçi ka pasur në dekadat e fundit”

13/01/2026 - 14:12
Rezultate befasuese në Lipjan: LDK-ja parti e tretë
Lajme

A u mblodh LDK për shkarkimin e Abdixhkut? Flet Imri Ahmeti

13/01/2026 - 14:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ja momenti interesant kur Alba i kap mat (Video)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • PZAP hedh poshtë ankesën e Jakup Nurës të PDK-së, konsiderohet e palejuar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë