Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A është ende në Kosovë? Asnjë gjurmë nga i dënuari serb që u arratis në veri

11/08/2025 - 14:55
në Lajme
A A
A është ende në Kosovë? Asnjë gjurmë nga i dënuari serb që u arratis në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që nga dita e enjte, kur u arratis nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut, Gjorgje Radomiroviq vazhdon të jetë në arrati dhe ende nuk ka asnjë informacion të ri për vendndodhjen e tij.

Janë bërë disa ditë që autoritetet nuk kanë arritur të siguronin asnjë gjurmë konkrete për kapjen e të dënuarit, i cili po konsiderohet tashmë një rrezik serioz për sigurinë publike.

Radomiroviq ishte dënuar në vitin 2014 për vrasjen e një personi serb, M.V. nga fshati Leshak, si edhe për plagosjen e rëndë të vëllait të viktimës, shkruan IndeksOnline.

Ai ndodhej në fazën e fundit të vuajtjes së dënimit, me vetëm 3 vjet e 7 muaj të mbetur dhe ishte kategorizuar si i avancuar, me të drejtë pune në ambientet e punëtorisë së burgut. Madje, ai ndodhej në listën e të burgosurve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

Arratisja e tij ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga autoritetet. Policia e Kosovës ka ngritur pika të shumta kontrolli në veri të vendit dhe ka angazhuar njësi të specializuara me qen (K9) për ta lokalizuar, por pa rezultat deri tani.

Shërbimi korrektues i Kosovës ka marrë masa disiplinore urgjente, duke pezulluar nga detyra drejtorin e Qendrës së paraburgimit, një mbikëqyrës të lartë dhe dy zyrtarë korrektues, ndërkohë që hetimet e brendshme janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e arratisjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zyrtarët korrektues janë intervistuar, ndërsa qytetarët janë thirrur që të raportojnë çdo informacion në lidhje me të arratisurin, përmes numrit emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor.

Arratisja e Radomiroviqit mbetet një çështje serioze sigurie, ndërsa autoritetet gjenden ende në kërkim pa rezultat, katër ditë pas ikjes së tij.

JU REKOMANDOJMË

Dalin pamjet, Salih Zyba në Komision kur u zgjodh Llaban gjyqtar në Kushtetuese
Lajme

Dalin pamjet, Salih Zyba në Komision kur u zgjodh Llaban gjyqtar në Kushtetuese

11/08/2025 - 19:30
Hasani: Për mua është e pastër si loti se Osmani u përpoq ta paralizonte Gjykatën Kushtetuese, t’ia humbte kuorumin
Lajme

Hasani: Besoj se ish-krerët e UÇK-së lirohen, s’mund të vlejnë për Specialen dëshmitë e Nazim Bllacës e Xhafer Shatrit më shumë se të Clarkut

11/08/2025 - 19:09
Hasani: Për mua është e pastër si loti se Osmani u përpoq ta paralizonte Gjykatën Kushtetuese, t’ia humbte kuorumin
Lajme

Hasani: Për mua është e pastër si loti se Osmani u përpoq ta paralizonte Gjykatën Kushtetuese, t’ia humbte kuorumin

11/08/2025 - 18:43
Kushtetuta materiale e kryeministrit Albin Kurti
Lajme

Hasani: Për mua, Albulena Haxhiu e ka konsumuar të drejtën, është propozuar për kryeparlamentare dhe s’është zgjedhur tri herë

11/08/2025 - 18:35
Presidenca i përgjigjet OVL-UÇK-së: EULEX-i e Specialja janë të ndara, mandatin e Speciales mund ta vazhdojë vetëm Kuvendi
Kryesore

Presidenca e pranon që i çoi ftesë Llabanit: E bëri Protokolli jo Osmani, do të duhej ta kishin parasysh deklaratën e 2024-ës

11/08/2025 - 18:19
Mefail Shkodra shpallet në kërkim për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan
Lajme

Prokuroria Speciale jep detaje pse e liroi Mefail Shkodrën

11/08/2025 - 18:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i tretë i vrarë sot në Gjilan nga fajdexhiu i dyshuar Mefail Shkodra (Foto)

    Ky është personi i tretë i vrarë sot në Gjilan nga fajdexhiu i dyshuar Mefail Shkodra (Foto)

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    672 Shpërndaje
    Shpërndaje 269 Tweet 168
  • Habibe Salihi – kjo është prokurorja speciale që e la të lirë fajdexhiun që përgjaku Gjilanin

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • 30 ditë paraburgim për Muharrem Tahirin nga Vushtrria – dyshohet se rrahu vajzën dhe i theu gishtin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Arrestohet 42-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet se rrahu gruan dhe e dërgoi në spital

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë