Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A është penduar që e la në mes rrugëtimin në BB VIP? Olta habit me përgjigjen dhe ‘nxjerr zbuluar’ produksionin

25/04/2023 - 12:36
në ShowBiz
A A
A është penduar që e la në mes rrugëtimin në BB VIP? Olta habit me përgjigjen dhe ‘nxjerr zbuluar’ produksionin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

ktorja e njohur, Olta Gixhari, ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur pa doreza lidhur me eksperiencën e saj në këtë spektakël.

Ish-banorja u shpreh se nuk është penduar që e la në mes rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”. Sipas saj, ajo nuk e la në mes pasi e kishte bërë 100 ditëshin që ishte në kontratë.

Si fillim, si është tani jeta pas “Big Brother VIP”?

Jeta pas “Big Brother” është e vështirë. Të dal në rrugë tani është një çmenduri. E kam përjetuar në 2008 këtë lloj fame kur luaja në teatër dhe njerëzit prisnin në radhë të bënin një foto me mua. Unë atëherë e kam përjetuar famën pa rrjete sociale. Ka qenë shumë e bukur dhe me presion. E njëjta gjë është dhe sot. Kam tentuar të shkoj disa herë në lokale dhe kanë ardhur shumë njerëz. Por e rëndësishme është që më thonë Olta Gixhari, jo Olta e “BBV”.

Në rrjet ka pasur shumë gjuhë urrejtje kundër Oltës, si e ka parë ajo këtë?

Më duket e pabesueshme që njerëzit të flasin me këtë lloj gjuhe për këtë reality show. Unë nuk e kam ndjerë shumë sepse kam qenë brenda, por kur dola jashtë e pashë që ishin përballur familja ime dhe partneri im me këtë. Të marrësh një feedback të tillë është e rëndë. Por falë Zotit dola në një periudhë që filluan të më donin.

Si i shpjegon ajo këto lloj komentesh kaq negative nga një pjesë e madhe e njerëzve?

Unë kam bërë një analizë, ne si popull e kemi të vështirë të pranojmë dikë që mund të shfaqi një fuqi më të madhe sa ata duan. Unë nuk kisha nevojë për famën e “Big Brother”. Unë kështu kam qenë dhe papritmas hyj aty, ku ekspozimi është i madh, zhvishem nga çdo aureolë VIP-i. Dhe njerëzit thonë pse ka hyrë këtu, me siguri ka blerë çmimin. Dhe fillojnë të të urrejnë.

A je penduar që e le në mes rrugëtimin tënd?

Nuk jam penduar. Nuk e kam lënë në mes, e kam çuar deri në fund. Kam bërë 100 ditë. Unë aq e kisha dhe në kontratë. Muaji i fundit ishte i paparashikuar. Unë ditët e fundit kam qenë duke marrë vendimin. 10 ditëshi i fundit ishte dyluftimi mes Oltës nënë dhe Oltës lojtare. Po më digjej shpirti të shkoja te djali dhe tek Dori. Pastaj doja që ta shtyja deri në fund e të luftoja. Ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës sime.

JU REKOMANDOJMË

Sinan Vllasaliu: Besarta Jashari tha “nuk martohem pa më kënduar Sinani në dasmë”

Sinan Vllasaliu: Besarta Jashari tha “nuk martohem pa më kënduar Sinani në dasmë”
21/03/2026 - 23:05

Sinan Vllasaliu ka folur për ditën kur ka kënduar në dasmën e Besarta Jashari. Ai tha se kjo kishte qenë një kërkesë e Besartës dhe se për të...

Më shumëDetails

Tentoi t’i rrëmbente një puthje në buzë, Brikena: Mateo s’është i dashuri im!

Tentoi t’i rrëmbente një puthje në buzë, Brikena: Mateo s’është i dashuri im!
21/03/2026 - 22:36

Prime i sotëm në “BBVA”, nisi me çështjen e Brikenës dhe Mateos, ku ky i fundit tentoi t’i rrëmbente një puthje në buzë. Brikena u shpreh se puthja...

Më shumëDetails

Benita i nis koncertet, do të çuditeni me kë do të performojë

Benita i nis koncertet, do të çuditeni me kë do të performojë
21/03/2026 - 19:16

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në ‘Big Brother VIP Kosova’, Benita Zeneli duket se ka nisur angazhime të reja në muzikë. Ajo pritet të performojë në diasporë,...

Më shumëDetails

Shkurte Fejza me të bijën si motra binjake, shkëlqejnë në të kuqe

Shkurte Fejza me të bijën si motra binjake, shkëlqejnë në të kuqe
21/03/2026 - 11:25

Shkurte Fejza dhe e bija e saj Gresa Behluli njihen për lidhjen e ngushtë si nënë e bijë, por edhe për bashkëpunimin në skenë. Ngjashmëria mes tyre është...

Më shumëDetails

“Bajrami s’ka më kuptim, sot nuk kam më as nënë, as babë”, Big Mama prek me fjalët pas humbjes së nënës

“Bajrami s’ka më kuptim, sot nuk kam më as nënë, as babë”, Big Mama prek me fjalët pas humbjes së nënës
21/03/2026 - 11:20

Këngëtarja e njohur, Besiana Kasami, e njohur si Big Mama, po përjeton një nga momentet më të vështira në jetën e saj, pas ndarjes nga jeta të nënës....

Më shumëDetails

Publikohet video: Momenti kur Mateo tenton ta puthë Brikenën, banorja ikën në tualet

Publikohet video: Momenti kur Mateo tenton ta puthë Brikenën, banorja ikën në tualet
21/03/2026 - 11:10

Një zhurmë e madhe është krijuar në BBVA pas mesnate, pasi Mateo tentoi të puthte Brikenën. Kjo ndodhi e ka mërzitur tejë mase Brikenën, e cila është larguar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    560 Shpërndaje
    Shpërndaje 224 Tweet 140
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë