Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së

04/02/2026 - 10:07
në Kryesore, Lajme
A A
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut duket se është në prag të lëkundjes.

Kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Gëzim Plakolli, ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur zyrtarisht prishje të koalicionit, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që diçka e tillë të ndodhë gjatë ditës.

“Ende nuk ka diçka konkrete, por besoj se gjatë ditës mund të ndodhë diçka. Në momentin që ndodh, do ta keni prononcimin tim në llogarinë time në Facebook”, ka thënë shkurt Plakolli për Indeksonline.

Ndërkohë, anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, këtë të mërkurë, kanë pranuar një mesazh ku thuhet se koalicioni me Listën GUXO në këtë komunë është ndërprerë.

Mesazhi, i publikuar nga Klan Kosova, u është dërguar anëtarëve të kryesisë së Degës së LDK-së dhe në të thuhet:

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ju njoftoj se në mbledhjen e kryesisë së degës, të mbajtur më 02.02.2026 në ora 19:45, me shumicë votash është marrë vendimi për ndërprerjen e koalicionit me Listën GUXO.

Ky është vendim kolegjial dhe zyrtar i kryesisë së degës, i marrë në përputhje të plotë me statutin dhe rregullat e LDK-së.

Si çdo vendim i kryesisë, edhe ky vendim është obligativ për të gjithë ne dhe duhet të respektohet e zbatohet nga secili anëtar, në funksion të unitetit, seriozitetit dhe dinjitetit të degës sonë.

Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë tuaj.”

Ndryshe, gjatë ditës së martë është zhvilluar një takim mes ministrit Faton Peci dhe kryetarit të degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, por mbetet e paqartë nëse në këtë takim është diskutuar konkretisht për koalicionin mes dy subjekteve politike.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohen tre të dyshuar për krim të organizuar, Prokuroria Speciale: Nga viti 2021 janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash
Lajme

Arrestohen tre të dyshuar për krim të organizuar, Prokuroria Speciale: Nga viti 2021 janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash

04/02/2026 - 10:55
Plakolli: Vendimet e njëanshme të Pecit dhe mos respektimi i bashkëqeverisjes çuan në largimin e LDK-së nga koalicioni
Lajme

Plakolli: Vendimet e njëanshme të Pecit dhe mos respektimi i bashkëqeverisjes çuan në largimin e LDK-së nga koalicioni

04/02/2026 - 10:43
Peci i reagon Osmanit: Po të ishte zbatuar marrëveshja e Trump do të kishim gazin, hekurudhat…Qeveria Kurti e hodhi në shportë
Kryesore

Lulzim Peci: Osmani e pasigurt se do të propozohet për Presidente, Haradinaj kandidat serioz, por s’besoj që VV e voton

04/02/2026 - 10:36
“Me 3% nuk punon as iPhoni”, Peci ironizon me LDK-në e Mitrovicës
Lajme

“Me 3% nuk punon as iPhoni”, Peci ironizon me LDK-në e Mitrovicës

04/02/2026 - 10:27
Ndërpritet koalicioni LDK-Guxo në Mitrovicë
Kryesore

Ndërpritet koalicioni LDK-Guxo në Mitrovicë

04/02/2026 - 09:48
Haxhiu: Kosova është në presion, ndërkombëtarët kanë humbur besimin në Kurtin
Lajme

Bekim Haxhiu: PDK nuk e voton Vjosa Osmanin

04/02/2026 - 09:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    337 Shpërndaje
    Shpërndaje 135 Tweet 84
  • Faton Peci e nis ‘mbarë’ mandatin, jep tender të negociuar

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Reagimi i parë i Avdullah Hotit pas Kuvendit të LDK-së

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe/ Reagon ambasada e Britanisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Faton Peci tregon se a u prish koalicioni me LDK-në në Mitrovicë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë