Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A ishte pajtimi i dy Lushtakëve vetëm ‘teatër’ politik në letër? Samiu në fushatë pa Nuredinin!

03/10/2025 - 20:44
në Kryesore, Lajme
A A
A ishte pajtimi i dy Lushtakëve vetëm ‘teatër’ politik në letër? Samiu në fushatë pa Nuredinin!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas një konfrontimi të ashpër politik për 8 vite, duke i ‘harruar’ akuzat e rënda publike, Sami Lushtaku e Nuredin Lushtaku u pajtuan në muajin gusht dhe vendosen t’i bashkojnë forcat për zgjedhjet e 12 tetorit.

Rreth dy muaj prej asaj date, ata nuk po shihen së bashku nëpër aktivitete politike të fushatës zgjedhore në Skenderaj. Në tubime po marrin pjesë kryesisht kryetari aktual i komunës, Fadil Nura dhe kandidati për kryetar komune, Sami Lushtaku, që është edhe nënkryetar i komunës.

Një pajtim që pritej të tregonte fuqinë mes tyre, duket se është më shumë një pendesë se sa bashkim në terren, shkruan Veriu.info.

Nuredin Lushtaku nuk ka asnjë postim në rrjetin social Facebook në mbështetje të kandidaturës së Sami Lushtakut e as postim që ka të bëjë me fushatën zgjedhore. Madje, nuk ka postim që tregon pajtimin me Samiun e bashkimin me PDK-në.

Kujtojmë se konfontimi politik mes tyre kishte ndodhur në vitin 2017, kohë kur që të dytë synonin me çdo kusht kandidaturën e PDK-së për kryetar komune. I gjendur përball një situatë me rrezik për pasoja të mëtutjeshme, kryetari i atëhershëm i PDK-së, Kadri Veseli kishte vendosur të mos nominoj kandidat për kryetar komune, duke u pajtuar që Bekim Jashari të jetë kandidat i pavarur për kryetar, me përkrahjen zyrtare të PDK-së.

Pas katër vitesh qendrimi në pushtet të Bekim Jasharit si kryetar dhe Nuredin Lushtakut si nënkryetar komune, PDK-ja kishte fituar zgjedhjet për kryetar komune më 2021 dhe kryetar ishte zgjedhur Fadil Nura.

Gjatë qeverisjes 4 vjeçare të Fadil Nurës, IDEAL i Nuredin Lushtakut kishte akuzuar për keqqeverisje e keqpërdorime qeverisjen e binomit Fadil Nura – Sami Lushtaku.

Po gjithçka kishte ndryshuar në mes të muajit gusht kur kusherinjtë, Samiu e Nuredini vendosen të pajtohen dhe të vazhdojnë së bashku rrugëtimin politik, i cili në terren tashmë nuk po shihet të jetë bërë realitet!/Veriu.info/

JU REKOMANDOJMË

S’ka më terminale doganore private, Kurti: Urime, të gjitha terminalet doganore i kemi publike

S’ka më terminale doganore private, Kurti: Urime, të gjitha terminalet doganore i kemi publike
19/03/2026 - 20:38

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë rreth 15 vendime, prej të cilave edhe atë për dhënie në shfrytëzim të disa ngastrave kadastrale për Doganën. “Urime,...

Më shumëDetails

36 vite LDK në Podujevë, Veliu: U shndërrua në strukturë humbëse, një udhëheqjeje që ka humbur lidhjen me bazën

36 vite LDK në Podujevë, Veliu: U shndërrua në strukturë humbëse, një udhëheqjeje që ka humbur lidhjen me bazën
19/03/2026 - 20:24

Ish-nënkryetari i LDK-së dhe ish-kreu i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, ka dërguar një mesazh për anëtarët, aktivistët dhe kontribuesit e partisë me rastin e 36-vjetorit të...

Më shumëDetails

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga
19/03/2026 - 19:55

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë Thaçi...

Më shumëDetails

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
19/03/2026 - 19:24

Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, është lajmëruar në llogarinë e tij në Instagram, për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi....

Më shumëDetails

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është zbatu nga viti 2013”, Sazan Ibrahimi komenton deklaratën e Kurtit për “Zajednicën”

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është zbatu nga viti 2013”, Sazan Ibrahimi komenton deklaratën e Kurtit për “Zajednicën”
19/03/2026 - 18:48

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, kur u pyet për “Asociacionin e komunave me shumicë serbe” tha se “nëse krijohet një mekanizëm i tillë nuk...

Më shumëDetails

Kryeministrja japoneze: Vetëm Trump mund të arrijë paqen

Kryeministrja japoneze: Vetëm Trump mund të arrijë paqen
19/03/2026 - 18:37

Kryeministrja e Japonisë Takaichi thotë se është “vetëm” Trump ai që mund të arrijë paqe në të gjithë botën.Ajo shton se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani “nuk...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë