Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është pyetur nga gazetarët nëse ka qenë ai opsioni i partisë për president të ardhshëm të vendit.
“A jam unë opsion? Jo, unë mendoj që nuk është folur në këtë kontekst. Po ta kishte qasjen mazhoranca që ta propozonte një president nga LVV-ja, unë ju thashë në fillim që këtë po duam ta shmangim. Kjo do të thotë ta vësh opozitën para aktit të kryer; t’u thuash ‘ky është dhe duhet ta votoni’. Ju duhet ta kuptoni që ky nuk është qëllimi ynë”, u shpreh ai para gazetarëve, përcjell Insajderi.
Ndërkohë Konjufca tha se ka konsensus në shoqëri që presidenti të vijë nga familja Jashari.
Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”.
“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.













