Vetëm për angazhimin gjatë muajit prill, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përfituar mbi 700 euro pagë.
Këto të holla ata i kanë fituar për më pak se 40 minuta punë – çka do të thotë se për çdo minutë janë paguar mbi 18 euro, ndërsa për çdo sekondë më shumë se 30 centë.
Dje është tentuar për herë të 20-të të bëhet konstituimi i Kuvendit, por as kësaj radhe nuk u arrit një gjë e tillë.
Gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi, ka pyetur disa nga deputetët “mos vallë ndihen keq që po fitojnë kaq shumë para për kaq pak punë”.
Përgjigjet e tyre mund t’i ndiqni në videon në vijim.