Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A po e humb Bitcoin statusin e “arit digjital” – shitjet masive vazhdojnë, mbizotëron pesimizmi

31/01/2026 - 09:51
në Tech
A A
A po e humb Bitcoin statusin e “arit digjital” – shitjet masive vazhdojnë, mbizotëron pesimizmi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët të dy muajve të fundit, duke reflektuar një përkeqësim të ndjeshëm të sentimentit të investitorëve dhe një valë të re shitjesh në tregjet globale të kriptomonedhave.

Kriptomonedha më e madhe në botë u tregtua rreth nivelit të 81 mijë dollarëve, duke regjistruar një rënie ditore prej afërsisht 4 për qind.

Sipas të dhënave të tregut, kjo është vlera më e ulët e Bitcoinit që nga fundi i nëntorit. Nga kulmi historik i arritur në tetor, çmimi ka humbur rreth një të tretën e vlerës së tij.

Rënia i atribuohet kryesisht tërheqjes së kapitalit nga fondet e tregtuara në bursë (ETF) që ndjekin Bitcoinin në Shtetet e Bashkuara. Këto fonde kanë shënuar tre muaj radhazi dalje neto investimesh, me një total prej rreth 4.8 miliardë dollarësh të tërhequr.

Në të njëjtën kohë, gjatë 24 orëve të fundit janë mbyllur pozicione spekulative me vlerë mbi 1.5 miliard dollarë, çka ka përshpejtuar rënien e çmimit, raporton bloomberg.

Analistët theksojnë se investitorët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt aktiveve të sigurta, si ari, duke vënë në pikëpyetje narrativën e Bitcoinit si “ari digjital”.

Disa ekspertë paralajmërojnë se presioni negativ mund të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me mundësi që çmimi të bjerë nën pragun e 80 mijë dollarëve. Skenarët më pesimistë përmendin edhe nivelin e 70 mijë dollarëve, veçanërisht gjatë fundjavave, kur tregjet karakterizohen nga likuiditet më i ulët.

Rënia e fundit rikthen një klimë paqartësie në tregun e kriptomonedhave, i cili mbetet tepër i ndjeshëm ndaj lëvizjeve të kapitalit, politikave monetare dhe ndryshimeve në besimin e investitorëve. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Shqipëri/ Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për TikTok: Mbyllja cënoi lirinë e fjalës

Shqipëri/ Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për TikTok: Mbyllja cënoi lirinë e fjalës
12/03/2026 - 12:53

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok, duke vlerësuar se kjo masë ka cenuar lirinë e shprehjes. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana...

Më shumëDetails

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së
10/03/2026 - 21:37

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar një marrëveshje strategjike me gjigantin teknologjik Nvidia, kompania më e vlefshme në botë....

Më shumëDetails

YouTube sërish teston durimin e përdoruesve me reklama të reja

YouTube sërish teston durimin e përdoruesve me reklama të reja
07/03/2026 - 13:28

blocker”-ave, ndërsa në disa tregje ka përmirësuar paketat e saj të abonimit. Megjithatë, këtë javë durimi i përdoruesve është vënë sërish në provë. Shumë përdorues në Reddit raportojnë...

Më shumëDetails

Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran

Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
03/03/2026 - 19:01

Irani po përjeton një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit, sipas organizatës mbikëqyrëse të lirisë në internet Netblocks. “Të dhënat e rrjetit tregojnë se Irani tani është në...

Më shumëDetails

Ndryshim i madh në WhatsApp

Ndryshim i madh në WhatsApp
28/02/2026 - 15:40

Pas 16 vitesh ekzistence, WhatsApp pritet të sjellë një nga ndryshimet më të mëdha në sistemin e sigurisë së llogarive të përdoruesve. Aplikacioni i njohur për mesazhe po...

Më shumëDetails

WhatsApp-i nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja

WhatsApp-i nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja
29/01/2026 - 12:19

WhatsApp i Metës do të përballet me mbikëqyrje më të rreptë nga Brukseli, pasi Bashkimi Evropian ka vendosur ta klasifikojë shërbimin si një platformë të madhe online. Ky...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë