Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se nuk do të jetë kandidat për deputet, ani pse dega e partisë në Pejë e kishte propozuar për garë.
Ai ka thënë se do ta mbështesë kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër, por ka vendosur që ai vetë të mos kandidojë në garën për deputet.
“Nuk do të jem kandidat në listën zgjedhore të PDK-së, por fuqishëm do të rrugëtojmë për fitore së bashku”, ka thënë Grabovci në një postim.
“Mendoj dhe do të angazhohem çdo ditë që shtëpinë tonë politike ta shoh të forcuar”, tha ai.
Postimi i plotë:
Të dashur struktura, e të nderuar aktivist/e e mbështetës të sinqertë të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe të gjithë Ju, që këto ditë u interesuat dhe shprehet gatishmërinë për të më përkrahur në zgjedhje.
Për mua, është nder i madh indentifikimi dhe gjithçka që lidhet me PDK-në, sepse është shtëpi që për ndërtimin e saj, kam vendosur themelet, e pastaj shumë gurë per tu bërë KALA e palëkundur, jo vetëm dje, por edhe sot e për mot.
Pra, FALEMINDERIT PDK,
Faleminderit Degës në Pejë për propozimin.
E posaçerisht Faleminderit Kryeministër i ardhshëm, Bedri Hamza, për respektin dhe konsideratën në ketë proces.
Mendoj, dhe angazhohem çdo ditë që shtepinë tonë politike ta shoh të forcuar dhe aty ku e ka vendin. Kjo duhet të jetë betej për secilin themelues dhe anëtar. Beteja e jonë është për Kosovën dhe jo për individin.
Pra, thënë më qartë:
DO JEM, mbështesë I fuqishëm I Bedri Hamzës për Kryeministër
DO JEM, mbështetës i vizionit qeverisës të PDK-së
DO JEM, mbështetës i listës kandiduese të PDK-së
NUK DO JEM, kandidat në listën zgjedhore të PDK, por fuqishëm do rrugëtojmë për FITORE se bashku.
Jam i bindur se, kur PDK është e fortë, e tillë është Kosova. E që, si asnjëherë me parë gjendet ne udhëkryq, po sikurse zhvillmet me Çlirimtarët tanë, të cilët në zemrat e mendjet e tyre, na duan te bashkuar e të fortë.
FORCA, i madh e i vogël
për Bedri Hamzën
per PDK – në
për Kosovën!













