Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AAK e Nisma prezantojnë Programin Zgjedhor 2025-2029, përfshin katër shtylla

25/09/2024 - 12:50
në Kryesore, Lajme
A A
AAK e Nisma prezantojnë Programin Zgjedhor 2025-2029, përfshin katër shtylla
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor, kanë prezantuar të mërkurën Programin Zgjedhor 2025-2029.

Nga krerët e këtij koalicioni, ky Program u quajt zhvillimor e integrues në mekanizmat ndërkombëtar.

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se ky program është rezultat i një punë dy vjeçare që përfshinë katër shtylla kryesore, e siç janë anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, zhvillimi i hovshëm ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE dhe me konceptin Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur.

“Ky program është rezultat i një pune dyvjeçare. Rezultat i mbi 20 tryezave tematike-sektoriale, dhjetëra takimeve e konsultimeve të organizuara nga Aleanca e partnerët e ku kanë marrë pjesë qindra ekspertë të profileve e fushave të ndryshme, të ekonomisë e financave, arsimit e shëndetësisë, çështjeve sociale e kategorive të lirisë, sigurisë, politikës së jashtme e diplomacisë, energjisë, kulturës, ambientit, rinisë”, u shpreh Haradinaj.

“Programi ynë si moto e ka ‘Për një Kosovë ndryshe’. Për një Kosovë, për të cilën është punuar ndër breza dhe janë burgosur dhe e kanë dhënë jetën mijëra luftëtarë e patriotë.

vizoni ynë i shprehur në këtë Program për  një Kosovë Ndryshe, një Kosovë sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi 4 shtylla: Anëtarësimi urgjent i Kosovës në Nato, Zhvillimi i hovshëm Ekonomik, Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE dhe me konceptin Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, raporton Ekonomia Online..

“NATO, Liria dhe Shteti i Kosovës, janë projekt i përbashkët i yni me demokracitë perëndimore, dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Kosova do të jetë aty ku e ka vendin në NATO dhe BE. Kosova mund të jetë vend i sigurt dhe i pa cenueshëm duke qenë pjesë e NATO-s, e kjo nuk mund të bëhet me udhëheqje autoritare. Shtylla e rëndësishme është zhvillimi i hovshëm ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

E kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, ka thënë se ky program jep shpresë dhe mundësi, me ç’rast ka përmendur edhe objektivat e koalicionit.

“Në dertimin e këtij programi kemi ndërthurur dhe në krye përveç detyrave janë edhe njerëzit që do ta zbatojnë. Shumë është më rëndësi ndërthurja e njerëzve. Është një program i kapshëm konkret që atakon nevojat e njerëzve, një program që jep shpresë dhe mundësi. Ka për objektiv çlirimin e këtij populli. Ne kemi mbledhur shqetësimet, është një program dinamik që do të ju përshtat nevojave dhe kërkesa te vazhdueshëm. Objektivat tona janë në reforma, Kosovës i duhet urgjentisht një reformë fiskale. Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme. Kosovës i duhet kthimi i modelit të partneritetit publiko-privat. Objektivi ynë është mirëqenia në familje. Objektiv është edhe sektori energjetik. Termocentralet do të jenë objektivi i yni. Për të pasur një zhvillimi ekonomik, bujqësia duhet që të jetë epiqendra. Për të pasur një zhvillim ekonomik na duhet sektori i turizmit të fuqizohet”, u shpreh Limaj.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër-arrest për Kryeministrin izraelit Netanyahu dhe zyrtarët e Hamasit
Lajme

Netanyahu urdhëron negociata të menjëhershme për t’i dhënë fund luftës në Gaza

21/08/2025 - 20:41
Alarm për mjet të dyshuar pranë Ambasadës Amerikane
Lajme

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

21/08/2025 - 20:33
Haxhiu në linjë me bashkëshortin e saj për Srpska’n: Pjesëmarrja politike e mundur veç për subjektet që e respektojnë Kushtetutën
Lajme

Haxhiu në linjë me bashkëshortin e saj për Srpska’n: Pjesëmarrja politike e mundur veç për subjektet që e respektojnë Kushtetutën

21/08/2025 - 20:05
Kurteshi dhe Krasniqi bënë pak “spektakël”, zyrtari në KQZ që raportohet se është i afërt me VV’në, kishte rekomanduar certifikimin e Srpska’s
Lajme

Kurteshi dhe Krasniqi bënë pak “spektakël”, zyrtari në KQZ që raportohet se është i afërt me VV’në, kishte rekomanduar certifikimin e Srpska’s

21/08/2025 - 19:58
Kryeziu: Zhbllokimi i ngërçit s’mund të ndodhë nëse qytetari e sheh liderin si idhull dhe veten si besimtar
Kryesore

Kryeziu i pakënaqur që s’u certifikua Srpska: Patriotizëm është të respektosh qytetarët serbë!

21/08/2025 - 19:44
Supremja ia kthen Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Lajme

Supremja ia kthen Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

21/08/2025 - 19:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mosvotimi i Gërvallës: Bashkëshortja e Ejup Maqedoncit i del në mbrojtje Shqipe Selimit: Respekt, Shqipe

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aksidenti me fatalitet në Finlandë ku u përfshinë shqiptarët – Policia po dyshon se shoferi kosovar ishte në gjendje të dehur

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë