Para seancës së 50-të të Kuvendit, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së saj lidhur me Komisionin për Votim të Fshehtë, duke theksuar se Albin Kurti do të mbetet propozimi i tyre për anëtar.
“Nuk ndërrojmë qëndrim, sepse Kurti është personi kyç që e ka bë bllokadën”, deklaroi Kadrijaj për mediat.
E pyetur për takimin mes Kurtit dhe Limajt, Kadrijaj komentoi me ironi: “Sipas informatave në media, ata dy u takuan për të mos u dakorduar.”
Deputetja e AAK-së shtoi gjithashtu se nuk do ta përkrahë asnjë kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përforcuar vijën e qartë ndarëse politike: “Nuk do ta votojë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo.