Juristi i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli në një video të vitit 2018 ku thoshte se ishte kundër procesit të bërjes së ushrisë me ligje, si dhe fyente qeverinë e Haradinajt, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Kësaj deklaratë të Qorollit pas shkarkimit të tij i ka reaguar drejtori për informim dhe marrëdhenje me publikun në AAK, Lulëzim Blaka, ku ka thënë se nuk dihet nëse ish juristi i qeverisë mendon ende FSK është ushtri apo jo.
“Nuk dihet më nëse juristi i VV e mendon që FSK është Ushtri apo jo, por ka gjasë që mungesa e profesionalizmit të tij është shpërfaqur edhe nga fakti që Gjykata Kushtetuese ia ka rrëzuar disa ligje Ministrisë ku ai shërben”, ka thënë ndër të tjera drejtori për informim në AAK.
Deklarata e plotë e drejtorit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, z. Lulëzim Blaka:
Juristi i famshëm i VV, Vigan Qorolli, e quante ABSURD JURIDIK bërjen e Ushtrisë me Ligje nga Ramush Haradinaj.
Juristi që Albin Kurti e shpërbleu me postin e zv/ministrit të Drejtësisë, më 20 shtator 2018, ishte aq kundër procesit të bërjes së Ushtrisë me ligje sa fyente Qeverinë e Haradinajt rreth kësaj.
Nuk dihet më nëse juristi i VV e mendon që FSK është Ushtri apo jo, por ka gjasë që mungesa e profesionalizmit të tij është shpërfaqur edhe nga fakti që Gjykata Kushtetuese ia ka rrëzuar disa ligje Ministrisë ku ai shërben.