Sipas Abazit, sot edhe “militanti më i verbër e analfabet” i Kurtit e ka kuptuar se si është puna e këtij të fundit.
“Arsyeja pse janë nda: E para është që zonja Osmani në kalkulimet e saj politike ka mendu që Albin Kurti nuk bën autogol. Sot, Albin Kurti ka ba autogol, mbrëmë në fakt, kur nuk e ka nominu zonjën Osmani qoftë edhe me rrezikun që nuk i merr votat e opozitës”, ka pohuar Abazi në DPT Te Fidani në Klan Kosova.
“Por, inati i tij, kryeneçësia e tij, narcizmi i tij politik që nuk e duron kërkon që ka mendim politik, që godet këdo që është i aftë me e artikulu një qëndrim politik, e ka sjellë në autogolin më të madh kur i ka 51.1 për qind”.











