Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku i reagon Mustafës: Ka një mosdurim të thellë ndaj vendimit të lirë të anëtarësisë, të gjithë do të pensionohemi një ditë

07/02/2026 - 14:54
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pak pas kritikave që bëri ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka ardh reagimi i kryetarit aktual Lumir Abdixhiku i cili thotë se shihet një mosdurim i thellë ndaj vendimit sipas tij të lirë të anëtarësisë dhe një mllef dhe zell për të sulmuar atë, LDK-në e familjen Rugova.E teksa shkruan se rrugët që kthen prapa nuk janë të tyre, përmend edhe se kohën kur do të “pesnsionohen”.

“Në vend të injorimit dhe reagimit. Siç edhe e shihni, ka një mosdurim të thellë ndaj vendimit të lirë të anëtarësisë. Një mllef dhe një zell për të më sulmuar mua, LDK-në, familjen Rugova, veprimtarët e shumicës, punën e profesionistëve, të rinjve e të vjetërve pa dallim; secilin! Zi e terr për gjithçka në LDK, lëvdata për secilin kundërshtar të saj. Kjo ndodh gjithmonë kur prapaskena mbetet pa rol, kur skemat e errëta nuk gjejnë më derë, dhe kur anëtarësia, me një qetësi që nuk shet shpirtin, e mbyll kapitullin. Vendimi i lirë dhe i drejtë i anëtarësisë është gjithmonë i rëndë për ata që janë mësuar ta injorojnë e mbysin atë. Që, në vend të maturisë, ndihmesës dhe këshillëdhënies në kohë të vështira zgjedhin të përbaltin dhe të hapin kriza me çdo kusht. Papjekuri Shpesh e pyes veten se si do të dukej kjo shtëpi politike sot, sikur e gjithë kjo përvojë do të ishte pranë nesh, e jo përballë”, ka shkruar Abdixhiku.Abdixhiku thotë se një ditë do të kuptohet se Kuvendi i LDK-së ka qenë demokratik.

“Do ta kuptojmë një ditë, nëse veç se kemi kuptuar, se Kuvendi i ynë nuk ishte thjesht një ngjarje demokratike. Ishte një shkëputje e qartë mes një kohe që kërkonte kontroll pa parim dhe një kohe që kërkon rimëkëmbje dhe përgjegjësi. Prej asaj dite, kjo shtëpi e madhe e jona ecën përpara me njerëzit e saj, me besimin e vet dhe me dinjitetin e zgjedhjes së lirë – dhe, ju pëlqeu a s’ju pëlqeu disave, s’ka më asgjë që e ndal këtë mbarësi. Rrugët që kthehen mbrapa nuk janë më tonat. Të gjithë do të pensionohemi një ditë; por jo nga dinjiteti, dhe jo nga njerëzorja. Ato duhet t’i ruajmë. Sepse fundi i rolit nuk është fundi i botës; është thjesht pranim i kohës që ka ecur përpara. LDK-në do ta bashkojmë. Fort madje. Por jo kështu. Jo me këtë logjikë. Jo me ata që nuk e pranojnë se çdo kohë ka një fund. Jo me ata që besojnë se vullneti i anëtarësisë mund të riformësohet e tjetërsohet në prapaskenat e darkave përplot intriga. E aq më pak me ata që kanë refuzuar, vazhdimisht, ta dëgjojnë këtë anëtarësi. Kaq, për sot e përherë. Kemi punë më të mençura”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Hajnat ia vjedhin Porschen e 200 mijë eurove, pronari shqiptar i sallonit në Zvicër e sheh ngjarjen në kamera

Hajnat ia vjedhin Porschen e 200 mijë eurove, pronari shqiptar i sallonit në Zvicër e sheh ngjarjen në kamera
04/04/2026 - 11:38

Një natë dramatike në kantonin e Lucernit tronditi pronarët e një autosalloni luksoz, pasi një Porsche i shtrenjtë u vodh nga hajdutët. Falë kamerave dhe reagimit të shpejtë...

Më shumëDetails

Ankohet mitrovicasi: Mashtrim me çmime në QTA – në fletushkë 1.99 euro dhe në market 2.79 euro

Ankohet mitrovicasi: Mashtrim me çmime në QTA – në fletushkë 1.99 euro dhe në market 2.79 euro
04/04/2026 - 11:31

Mashtrimet me çmime nga rrjetet e marketeve për klientë raportohen vazhdimisht në media. Një qytetar ka raportuar një rast për rrjetin e marketeve QTA, duke pretenduar në QTA...

Më shumëDetails

I merret licenca avokatit që u dënua me burgim për kërcënimin ndaj gazetarit Kajtazi

I merret licenca avokatit që u dënua me burgim për kërcënimin ndaj gazetarit Kajtazi
04/04/2026 - 10:59

Oda e Avokatëve të Kosovës ia ka hequr licencën avokatit Driton Dobruna, i cili ishte dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kërcënimin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi në...

Më shumëDetails

Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?
04/04/2026 - 10:16

Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Por, Bajgora del se është emër i njohur për...

Më shumëDetails

Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë

Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë
04/04/2026 - 09:39

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e Korab Bajgores, i cili dje kërcënoi e shau liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Në raportin 24...

Më shumëDetails

Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me vlerë rreth 10 mijë euro

Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me vlerë rreth 10 mijë euro
04/04/2026 - 09:31

Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallra të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar Merdare. Ngjarja ndodhi më 4 prill 2026, kur një autobus i linjës ndërkombëtare u ndalua për kontroll....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë