Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku: Gjatë këtij viti, janë djegur 247 milionë euro për blerje të rrymës

06/12/2025 - 15:43
në Lajme
A A
Abdixhiku: Gjatë këtij viti, janë djegur 247 milionë euro për blerje të rrymës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë në detyrë Kurti për keqmenaxhim të sektorit energjetik, duke thënë se vendi po përballet me “skandalin më të madh energjetik” të këtyre viteve.

Ai theksoi se kandidatet për deputete të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Janina Musliu, në konferencën e sotme kanë paraqitur të dhëna që sipas tij tregojnë se Kosova ka importuar 811 milionë euro energji në pesë vitet e fundit, ndërsa vetëm këtë vit janë shpenzuar 247 milionë euro

Sipas kreut të LDK-së vetëm gjatë këtij viti, janë djegur 247 milionë euro për blerje të rrymës, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Ndërkohë që të tjerët merren me tema krejtësisht të parëndësishme për vendin, dy gra të forta të LDK-së, Hykmete dhe Janina, po merren me atë që është vërtet e rëndësishme: me skandalin e madh të mafias energjetike, me zinxhirin e përfituesve të saj, me Vuk Hamovićin në krye.

Në Konferencën e sotme, ato shpalosën qartë skandalin e madh energjetik në vend, që po gërryen fundamentet ekonomike të Republikës. Ky skandal duhet të jetë shqetësimi i sotëm politik; jo fyerjet që nuk sjellin asgjë.

Për pesë vite të popullistëve, Kosova ka importuar plot 811 milionë euro energji elektrike. Vetëm gjatë këtij viti, janë djegur 247 milionë euro për blerje të rrymës.

Po i afrohemi një miliard eurove import të rrymës; vendi më i varfër në Evropë. Një miliard euro që mund të ishin investuar në zhvillim, në prodhim, në shëndetësi, në bujqësi, në paga të mësimdhënësve dhe mjekëve.

Një miliard euro që ka shkuar drejt një skeme të errët, të pafalshme, nga e cila fiton mafia energjetike e humb qytetari i Kosovës.

LDK po e ngrit këtë çështje me guxim.

LDK po e mbron interesin publik.

Sepse Kosova meriton dritë, jo errësirën e aferave të tyre.

JU REKOMANDOJMË

Shkëlzen Maliqi: Ura e Ibrit do të hapet, por jo tani/ Ndërkombëtarët nuk i besojnë më fjalës së Kurtit!
Lajme

Maliqi: Koalicionet parazgjedhore pragmatike dhe të natyrshme, LVV-ja pritet të bie edhe për 5%!

06/12/2025 - 16:30
SHBA-të i ofruan Polonisë 250 automjete të blinduara Stryker për 1 dollarë
Lajme

SHBA-të i ofruan Polonisë 250 automjete të blinduara Stryker për 1 dollarë

06/12/2025 - 16:11
BE-ja do ta fillojë punën për paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, thotë Kaja Kallas
Lajme

Kallas: Evropa nënvlerëson fuqinë e vet, SHBA-të mbeten aleati ynë më i madh

06/12/2025 - 16:04
Kryesore

​LVV synon të qeverisë e vetme, Haxhiu: S’duhet të varemi nga votat e ish-opozitës

06/12/2025 - 14:58
KQZ thirrje diasporës: Pakot me fletëvotime dërgoni vetëm në adresë të kutive postare të KQZ-së
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim

06/12/2025 - 14:01
Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
Kryesore

Bajrami thirrje ministres Rizvanolli: Publikoni informacionet nga kush po blejmë energji

06/12/2025 - 13:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shkarkohet drejtori i Termocentralit Kosova B në KEK

    Shkarkohet drejtori i Termocentralit Kosova B në KEK

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Kryetari i ri i Zveçanit për simbolet e Kosovës: Do ta shihni ditëve në vazhdim

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Befason Lladrovci, publikisht i kërkon PDK-së që këta persona t’i bëjnë pjesë të partisë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Para dy ditësh e mbylli një, e sot Inspektorati i Punës ia mbyll edhe një tjetër market Viva Fresh në Vushtrri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë