Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit me tone të ashpra: Koha e LDK-së nuk ndërtohet në prehërin e askujt

27/10/2025 - 19:31
në Lajme
A A
Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh veç me punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, të bëra gjatë konferencës së tij për media përpara pak minutave, për shkak të refuzimit të ofertave për bashkëqeverisje.

Në një postim të gjatë në Facebook, Abdixhiku tha se Kurti “nuk i kupton parimet” dhe “aq më pak fjalën e dhënë”, teksa e akuzoi këtë të fundit për bllokim të shtetit, shkelje të Kushtetutës dhe uzurpim të institucioneve përgjatë udhëheqjes së tij.

Në lidhje me sulmet e Kurtit për refuzimet për bashkpunim, Abdixhiku tha se LDK-ja po ecën “po ecën drejtë” dhe “në rrugën e vet” – të ndërtuar mbi vlera shtetformuese dhe besimin e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Jam i bindur se parimet nuk i kupton.

Fjalën e dhënë edhe më pak.

Një njeri që për tetë muaj bllokon shtetin duke thënë se i ka votat por s’po e lenë, dhe në fund mashtron; një njeri që për 48 herë e shkelë Kushtetutën dhe mburret se çfarë po bën; një njeri që uzurpon institucionet duke qenë herë kryeminsitër e herë deputet; një njeri që s’respekton Gjykatat e Republikës siç respektohen ato në shtetin ku ai rritë familjen e vet; nje njeri që vendoset mbi prokurorinë e mbronë të korruptuarit partiak veç se janë të tijë; një njeri që vetëm ofendon e vetëm përçanë kudo që prekë; një njeri që akuzon kundërshtarët politik, shtëpinë e madhe të demokracisë me tradhëtarë të Serbisë veç pse mendojnë ndryshe nga ai; një njeri që na ofendon eletoratin me ‘hajvanat’ dhe pret shtrirje qafe më pas; një njeri që na izolon Republikën e vet, e na e humbet te ardhmen e fëmijëve në këtë shtet; një njeri që nuk e kupton bashkëpunimin, unitetin, e afrimin si akt patriotik sot; një njeri që ndryshon pa merzi secilin premtim publik;

– një njeri i tillë, natyrisht se nuk e kupton se çka do të thotë parimi i drejtë në jetë.

Se kupton as dinjitetin në politikë, as madhështinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës; e as faktin se ka ardhur një gjeneratë e re në vend ku fjala e dhënë ka peshë. Dhe ska pozitë, s’ka pushtet e s’ka ofertë që mund të shkelë mbi këtë vlerë.

Prandaj çuditet! Prandaj s’kupton.

Kur pushtetarët e shkëputur nga populli i afrohen fundit, gjërat më nuk u japin sens.

LDK-në mund ta sulmoni. Mund dhe ta ofendoni – por vetëm kaq keni mundësi. Nuk ju vie rendi për më shumë. LDK po ecën drejtë. Në rrugën e vet. Për vete dhe për Republikën që e krijoj vet.

Zot politik, kjo LDK, ka vetëm elektoratin e vet dhe koha e LDK-së nuk ndërtohet në prehërin e askujt. LDK ka shtratin e vet; lumi i saj rrjedhë fort gjithherë. Sepse ishim, jemi dhe do të mbesim të vërtetë. Krenar e faqebardhë dhe me besim të fortë në të ardhmen e popullit tonë.

Gjërat vijnë e shkojnë; një gjë s’ndryshon kurrë.

LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë! ✌️

Dritë do të ketë!

JU REKOMANDOJMË

Fyerjet e militantëve të VV-së ndaj Selimit, reagon hoxhë Musliu: Kur Shqipja luftoi në moshë të re, ju pinit kafe me jugosllavë në Prishtinë
Kryesore

Mulla Osmani ‘denoncon’ padrejtësinë ndaj vajzës së tij: Aplikoi në Ministri të Mbrojtjes për psikologe klinike

27/10/2025 - 21:21
‘Sekserët e Kurtit’ kontaktuan deputetët e PDK-së për ta votuar qeverinë, Krasniqi: Isha i bindur se dështon
Lajme

‘Sekserët e Kurtit’ kontaktuan deputetët e PDK-së për ta votuar qeverinë, Krasniqi: Isha i bindur se dështon

27/10/2025 - 21:20
Vendimi i Kushtetueses, Deda: Bie për toke propaganda e bllokuesve që për teke të tyre mbajtën peng vendin
Lajme

Deda: Kurti sulme e shantazh ndaj LDK’së, PDK’në e partitë tjera i trajton si armiq, veç polarizimin e ka zgjidhje

27/10/2025 - 21:09
Olluri ironizon me Kryeziun: Ka dhënë kontribut në VV më shumë se Kurti, edhe s’ke kërkund në kabinet qeveritar
Lajme

Olluri ironizon me Kryeziun: Ka dhënë kontribut në VV më shumë se Kurti, edhe s’ke kërkund në kabinet qeveritar

27/10/2025 - 20:31
Kusari-Lila për takimet Kurti – Limaj: Gjithçka ka qenë shumë transparente, janë takuar 6-7 herë
Lajme

Kusari-Lila për takimet Kurti – Limaj: Gjithçka ka qenë shumë transparente, janë takuar 6-7 herë

27/10/2025 - 19:57
Presidentja Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite
Lajme

Presidentja Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite

27/10/2025 - 19:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    Albin Kurti sot mban konferencë për media

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Publikohen 8 pikat e marrëveshjes mes LDK-së e PDK-së në Fushë Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Hoxha përmbys logjikën e Gashit për Fatmir Limajn: Simbol i korrupsionit e ne e takuam 5-6 herë, i ofruam shpërlarje…

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Momenti i arrestimit të prokurorit Beqë Shala në vendin e punës/Pamje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë