Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar situatën aktuale në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), duke theksuar mbështetjen që ky institucion i ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe durimin që kanë pasur ndaj kapjeve brenda RTK-së.
Abdixhiku ka thënë se kjo mbështetje ka vazhduar, por ai ka shtuar se gjithsesi, RTK-ja ka përjetuar një veprim të padrejtë. Ai ka kërkuar nga gazetarët që të kenë një qëndrim të menduar dhe të shprehin zërin e tyre kur ndodhin raste të tilla.
“Mendoj një parti që e keni mbështetur shumë ju si televizion, e keni duruar aq shumë kapje brenda institucionit, prap padrejtësisht iu bënë këtë veprim. Do të doja nga gazetarët mendimlirë të kishte zë edhe atëherë kur militantët vinin në krye të drejtorateve. Herave të tjera kur iu vjen kapja, rezistoni, keni pasur gazetarë që i kanë bërë ballë regjimeve, jeni më të guximshëm”, ka thënë Abdixhiku.