Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Prishtinës që garon edhe për një mandat kanë qenë në një tubim në Bregun e Diellit të kryeqytetit.
Abdixhiku tha se Prishtina foli e parë, zëshëm e qartë si refuzim ndaj populizmit filmatik.
“Bregu i Diellit në Kryeqytet, vendimin e ka të qartë. Sonte na dhanë mbështetjen e madhe drejt fitores kapitale që po na vjen këtë të diel. Kjo çfarë po ndodh në Prishtinë është historike. Mesazh i pastër ndaj atyre që e kanë humbur rrugën me popullin dhe janë kurthuar në apetit për pushtet pa legjitimitet”.
“Prishtina po flet e para”. Zëshëm dhe qartë. Si refuzim ndaj popullizmit filmatik, si shpërfillje e manovrave politike, si përkushtim ndaj të drejtës, Prishtina po e zgjedh bindshëm LDK-në. Përparim Rama edhe katër. Ju faleminderit secilit e secilës për mbështetje. Le të fitojmë fort”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Express













