Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku: Kjo qeveri ka vjedhur, ndarë tenderë dhe kapur ndërmarrje në WhatsApp

17/12/2025 - 18:53
në Lajme
A A
Abdixhiku: Kjo qeveri ka vjedhur, ndarë tenderë dhe kapur ndërmarrje në WhatsApp
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot në Klinë ku është bërë prezantimi i kandidatëve të LDK-së dhe programit qeverisës, ka adresuar një sërë çështjesh që, sipas tij, dëshmojnë dështimin dhe korrupsionin e qeverisë aktuale.

Kreu i LDK-së ka ngritur gjithashtu shqetësimin për, siç tha ai, nivelin e lartë të korrupsionit qeveritar, duke theksuar se sot korrupsioni serioz në Kosovë po realizohet përmes grupeve në WhatsApp.

“Të fshehur pas populizmit dhe patriotizmit të rremë, kanë vjedhur në WhatsApp, kanë ndarë tenderë në WhatsApp dhe kanë kapur ndërmarrje publike në WhatsApp”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai ka deklaruar se koha për një qeveri të përgjegjshme, të pastër dhe të guximshme për vendime të mëdha zhvillimore po afron, duke shtuar se LDK-ja ka ekipin e duhur për këtë ndryshim.

Abdixhiku ka përshëndetur edhe vendimin e Gjykatës Supreme, e cila shpalli të paligjshme nenet e një vendimi qeveritar që obligonin pensionistët të dëshmonin çdo gjashtë muaj se janë gjallë.

“Kjo nuk është reformë e shtetit, por poshtërim i qytetarëve që e ndërtuan këtë vend”, ka deklaruar ai, duke e quajtur qeverinë aktuale dembele dhe të papërgjegjshme.

Në këtë kuadër, Abdixhiku ka prezantuar dy kandidatët e LDK-së nga Klina: Shqipe Pantina, magjistre e Shkencave Politike, me numër 45, dhe Astrit Desku, doktor shkence në fushën e Teknologjisë Informative dhe inovacionit, me numër 54.

“Në Klinë, ne i kemi njerëzit për këtë ndryshim. Ekipi ynë është dallimi ynë”, ka përfunduar Abdixhiku.

JU REKOMANDOJMË

Fadil Geci nderon dëshmorët e kombit, premton të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend
Lajme

Fadil Geci nderon dëshmorët e kombit, premton të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend

17/12/2025 - 19:50
Dje e gjeti të vetmuar, Halil Kastrari ia ndryshon jetën të moshuarit: Tani u la, u vesh dhe u ngroh
Lajme

Dje e gjeti të vetmuar, Halil Kastrari ia ndryshon jetën të moshuarit: Tani u la, u vesh dhe u ngroh

17/12/2025 - 19:26
Kica-Xhelili: Kurti, përmes Deharit, ka shkelur Kushtetutën vazhdimisht që nga 1 maji
Kryesore

Doarsa Kica-Xhelili tregon se a mund të ketë koalicion LDK-LVV për qeveri

17/12/2025 - 19:10
PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza: 50% rritje page për mësuesi, mjekët, policët, zjarrëfikësit e ushtarët
Lajme

PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza: 50% rritje page për mësuesi, mjekët, policët, zjarrëfikësit e ushtarët

17/12/2025 - 18:56
Kurti takon ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve
Kryesore

Kurti takon ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve

17/12/2025 - 18:48
Hargreaves takon kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit: Zgjedhja paqësore e tyre, zhvillim i mirëpritur
Lajme

Hargreaves takon kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit: Zgjedhja paqësore e tyre, zhvillim i mirëpritur

17/12/2025 - 18:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje përdor gjuhë ofenduese gjatë një debati televiziv

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Faton Peci njofton për vendimin e dytë si kryetar i Mitrovicës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Debat edhe për motin, demantohet zyrtari i ASHNA që parashikoi temperatura të ashpra për Vit të Ri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Elshani deklarohet për punimet e komunës në palestrën sportive në veri

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë