Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duket se po ndjek një qasje të ngjashme me atë të Vetëvendosjes në mënyrën se si komunikon me mediat.
Abdixhiku dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u takuan sot gjatë ditës, një takim që Abdixhiku e përshkroi si “shkëlqyeshëm”.
“Ishte një takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm siç është Fatmir Limaj. Me pasë dashtë ju me ditë, ju kishim thirrë në takim,” tha Abdixhiku.












