Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e do një Kosovë të dobët ekonomikisht.
Sipas tij, një Kosovë të dobët dhe të izoluar po e mundëson qeverisja e Kurtit.
“Po e themi më së qartë, Vuçiqi është rreziku më i madh i Kosovës, është njeri i ligë dhe është njeri i rrezikshëm. Vuçiqi e don një gjë, një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht. Vuçiqit një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht është duke ja dhuruar Albin Kurti”, ka thënë Abdixhiku në intervistë me Jeta Xharrën në “Kallxo Pernime”.