Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku: Kushtetuta e Kaçanikut s’ishte vetëm një akt juridik, por akt i madh rezistence

07/09/2025 - 11:12
në Lajme
A A
Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në shënimin e 35-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e vlerësoi atë jo thjesht si një dokument juridik, por si një akt të fuqishëm rezistence dhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj pushtimit.

Ai theksoi se Kushtetuta e Kaçanikut përfaqësonte në mënyrën më të pastër vullnetin e patundur të popullit për liri.

“7 shtatori i vitit 1990 është një nga ditët më të shënuara të historisë sonë të re kombëtare. Është dita kur deputetët e Kosovës, me guxim dhe vendosmëri, shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës, aktin themelor të shtetësisë sonë, të njohur përjetësisht si Kushtetuta e Kaçanikut. Në kushte okupimi e shtypjeje serbe, kur dhuna dhe padrejtësia synonin të shuanin çdo ëndërr lirie, elita politike e kohës, e mbështetur në lëvizjen më të madhe demokratike, Lidhjen Demokratike të Kosovës ngriti themelet e institucioneve të para të shtetit të Kosovës”.

“Kushtetuta e Kaçanikut nuk ishte vetëm një akt juridik. Ajo ishte akt i madh rezistence dhe sfidë e hapur ndaj pushtimit. Ishte shprehja më e qartë e vullnetit të palëkundur të popullit tonë për liri, për barazi dhe për një të ardhme të pavarur e demokratike. Sot, rikujtojmë edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova se “dita e 7 shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit”.

“Sot, në këtë 35 vjetor, përulemi me nderim para deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që me kurajo e sakrificë morën vendimin historik për Kushtetutën e Kaçanikut. Nderojmë po ashtu gratë e burrat që punuan ditë e natë për ta bërë realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Deliu paralajmëron dinamikë të re për rrëzimin e Qeverisë: Votat tash s’i kemi, por legjitimitetin tek qytetarët do ta kthejmë
Lajme

Deliu-Kodra: E vërteta për bllokimin e institucioneve është e qartë dhe ka një emër, Albin Kurti

07/09/2025 - 15:40
Artikulli kundër UÇK-së, Haziri: U lëndua republika, dorëheqja e Bashës akt moral!
Lajme

Basha: Kushtetuta e Kaçanikut, testament i gjallë i përkushtimit për liri dhe shtet

07/09/2025 - 15:25
KQZ: Decertifikohen 9 kandidatë për zgjedhje lokale
Lajme

KQZ publikon fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

07/09/2025 - 15:03
Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga Qeveria
Lajme

Haradinaj: E dhimbshme kur kryeministri s’e njeh Kushtetuesen dhe e sulmon aq egër, Gjykata t’i saktësojë pasojat për shkelësit

07/09/2025 - 14:38
Konjufca ia konfirmoi besnikërinë me “bashkërrugëtofshim gjithmonë”, Kurti e falënderoi atë dhe partinë për “disiplinë”
Kryesore

Konjufca ia konfirmoi besnikërinë me “bashkërrugëtofshim gjithmonë”, Kurti e falënderoi atë dhe partinë për “disiplinë”

07/09/2025 - 14:22
Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale
Lajme

Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale

07/09/2025 - 14:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Haliti: Ka ardhur koha që ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses të ushtrohet procesi i ri i përzgjedhjes!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çka dihet deri tani për vrasjen në Llapashticë të Podujevës?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Lotina duket shumë tërheqëse krah Mozzik-ut/FOTO

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë