Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, dje ka mbajtur një takim në Mitrovicë, ku ka folur për Central të ri me Gaz dhe gazifikimi i Kosovës, por nuk ka folur për temat kryesore që e karakterizojnë këtë qytet.
Abdixhiku, për dallim nga qytet tjera ku tubime i ka mbajtur në salla të mëdha, duke qenë se LDK-ja për më shumë se 10 vite performon dobët elektoralisht në Mitrovicë, ka zgjedhur që në këtë qytet tubimin ta mbajë në një ‘rreth’ me persona në krahasim me disa tubime të mëdha që i ka pasur, raporton Veriu.info.
Ai në këtë tubim (takim) në Mitrovicë ka prezantuar programin, siç e quan ambicioz, për infrastrukturq dhe energji, por nuk ka folur për hapjen e Urës së Ibrit dhe zhvillimin e minierës së Trepçës, dy tema këto që e karakterizojnë këtë qytet dhe janë pika kyçe për të ardhmen e dikur qytetit të dytë më të zhvilluar në Kosovë.
Postimi i Lumir Abdixhiku pas takimit në Mitrovicë: