Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Gjilan, ku u prezantua edhe kandidati për kryetar i kësaj komune, deklaroi se ky qytet është simbol i LDK-së dhe se LDK është gati për fitore në Gjilan.
Sipas tij Gjilani nuk mund të presë më. Gjilani duhet të ngrihet.
“Gjilani duhet të ecë përpara. Dhe këtë e garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, me Arbër Ismajlin në krye.Prandaj, fokusi ynë sot është ky: të fitojmë Gjilanin, të fitojmë qytetin e besimit dhe të vizionit. Sepse kur fiton Gjilani, fiton LDK-ja. Dhe kur fiton LDK-ja, fiton Kosova”, deklaroi Abdixhiku.