Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka pasur ndonjë risi nga takimi i liderëve të partive politike me presidenten Osmani për ngërçin institucional.
Abdixhiku tha se Kurti nuk tregoi ndonjë urgjencë për daljen nga kriza. Ai tha se në takim shpalosi idenë e qeverisë së unitetit, për të cilën nuk pati përkrahje nga Vetëvendosje.
“Partitë qëndruan në pozicionet paraprake që nënkupton se nuk ka iniciativë që do ta zhbllokojë gjendjen e tanishme. Siç e pashë në takim, nga partia e parë nuk ka brengë, as urgjencë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë.
Në takim e kam elaboruar idenë e një qeverie të unitetit. Insistimi pa shumicë parlamentare, sjell ngërç politik. Nuk jemi të interesuar që në situatën e tanishme të vazhdojmë cirkun e 48 orëve. Është mirë që presidentja të shqyrtojë që sa më parë të shqyrtojë dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese. Ne kishim një plan përpara, dy partitë e tjera kishin mirëkuptim, por jo edhe e para”, tha Abdixhiku para mediave. /Reporteri.