Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku reagon pas “skemës së organizuar kriminale” në partinë e tij: Duan të na thyejnë

31/03/2025 - 23:13
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixihiku me kritika për Kurtin: Kosova ka ngecur me të
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga disa prej anëtarëve të Kryesisë për orkestrimin e një “skeme të organizuar kriminale” brenda partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

Ndaj këtyre pretendimeve e publikimeve mediale, ma reaguar in pari i LDK-së.

“Janë sulme që për target pështyme kanë, merreni me mend, partinë e vendit të tretë. Ne, sërish, për të satën herë nga vendi i tretë – siç na kujtojnë këta si të parëdësishëm – jemi fajtorët kryesorë për secilën gjë në këtë vend. Në këto sulme të paramenduara e në sinkron, janë bërë bashkë kundërshtarët e rinj e të vjetër të Lidhjes; dhe gjithë ata që ndjejnë se kanë humbur hapin me hapjen e madhe që në LDK ka ndodhë, po ndodhë dhe do të ndodhë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Reagimi i plotë i Abdixhikut:

Të dashur mbështetés dhe qytetarë të lirë,

Sulmet e sinkronizuara ndaj LDK-së, të nisura që nga përfundimi i zgjedhjeve, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme. Ato rikulmuan dhe sonte, në sinkron!

Janë sulme që për target pështyme kanë, merreni me mend, partinë e vendit të tretë. Ne, sërish, për të satën herë nga vendi i tretë – siç na kujtojnë këta si të parëdësishëm – jemi fajtorët kryesorë për secilën gjë në këtë vend. Në këto sulme të paramenduara e në sinkron, janë bërë bashkë kundërshtarët e rinj e të vjetër të Lidhjes; dhe gjithë ata që ndjejnë se kanë humbur hapin me hapjen e madhe që në LDK ka ndodhë, po ndodhë dhe do të ndodhë.

Nga njëra anë, nga njëra palë, na thuhet se jemi të kapur nga bizneset oligarke, prandaj s’kemi nga t’ia mbajmë. Ani pse ja që po ja mbajmë! Për veten dhe gjithë ata mbështetës tanë. Zëri i tyre është i vetmi që sot na drejton!

Nga ana tjetër, nga pala tjetër, na thuhet se jemi shërbëtorë të pushtetit, prandaj dhe po i lëmë të qeverisin. Ani pse, nuk shkojmë me ta, s’flasim me ta, s’bashkëpunojmë me ta!

E vërteta është e thjeshtë. Krejt e thjeshtë dhe e drejtë! LDK po qëndron për veten; dhe nëpërmjet vetes dhe për Republikën. E sepse po qëndron si e tillë, edhe po sulmohet nga të tjerët.

S’janë mësuar të na shohin kështu.

Nuk e pranojnë kështu!

Prandaj janë bashkë si një kundër LDK-së!

Duan ta thyejnë, ta ligin, ta bëjnë të dorëzohet, dhe kështu nënshtrohet!

Rrini të qetë.

Nuk do të ndodhë!

Sa për informim, temat e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi. LDK i beson institucioneve tona në çdo drejtim; dhe në këtë drejtim. Ne nuk bëjmë as prokurorinë e as gjyqësinë. LDK i ka besuar institucioneve tona edhe kur ka fituar në tri nivele betejën e tentim anulimit të votave tona me partinë në pushtet. Tri fitore në tri nivele – sepse vota jonë është e shenjtë dhe e drejtë! Prandaj dhe fitorja ligjore. Nga opozita, nga vendi i tretë, nga pozicioni i sulmuar nga të giithë përnjëherë! E drejta megjithatë triumfon!

Dhe sado të padrejta që i shihni këto sulme, u them të duroni. Të duroni sepse ato marrin përgjigje me kohë. Rritja jonë ka prishur shumë llogari. Ajo projekton të ardhme të mirë; dhe natyrisht frikë tek ata që se durojnë këtë projektim.

Rrini të qetë!

LDK është e fortë, unike e përtrirë!

Kurrë më bashkë se sa sot!

Zërat e shtetrur nuk e lëkundin më!

Kthim prapa nuk ka më! Nuk ka kthim në pragun e shuarjes! Po rritemi, më shumë e më shpejtë se secili!

Dorëzim para presionit nuk ndodhë më! Do ta mbrojë, me gjithë qenien time, me gjithë forcën e bashkëpunëtorëve të mi, me gjithë vullnetin e lirë të veprimtarëve e qytetarëve që i kemi pas! Plot 171 mijë. Po rritemi! Më shumë se çdo kush tjetër; do të rritemi më shpejtë se çdo kush!

Këtë LDK tashmë e keni!

Këtë LDK do ta keni!

Dritë do të ketë!

JU REKOMANDOJMË

Publikohet pamjet kur i vihet flaka një fitnesi në Prishtinë (VIDEO)

Publikohet pamjet kur i vihet flaka një fitnesi në Prishtinë (VIDEO)
09/04/2026 - 00:04

Më 31 mars të këtij viti, dy persona ia kanë vënë flakën një fitnesi në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast, policia sot ka njoftuar se ka arrestuar...

Më shumëDetails

OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Kuvendit

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
08/04/2026 - 23:00

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj përgjigjes që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë bërë Rezolutës së Kuvendit për ish-krerët e...

Më shumëDetails

Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Arrestohet një person në Mitrovicë për sulm seksual
08/04/2026 - 22:50

Sot Policia e Kosovës, konkretisht Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar njofton se ka realizuar një operacion të suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni është...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK-së: Ne i kishim 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate

Pas pak takimi i Osmanit me liderët partiakë, çfarë pritet të ndodhë?
08/04/2026 - 22:34

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar se kjo parti i kishte pasur të gatshme votat për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente. Sadiku në Debat Plus ka...

Më shumëDetails

Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës

Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës
08/04/2026 - 22:17

Një rast i rëndë i dëmtimit të pasurisë është zbuluar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, ku është dëmtuar një objekt i Postës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Rasti...

Më shumëDetails

“Kurti njihet për eliminim”-Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit

“Kurti njihet për eliminim”-Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit
08/04/2026 - 22:04

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për praktika të eliminimit të figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje. Haradinaj tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë