Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në fjalimin e tij në seancën solemne kushtuar 18 vjetori të Pavarësisë së Kosovës, tha se rrugëtimi paqësor i ndjekur nga Presidenti Ibrahim Rugova dhe ajo e luftës çlirimtare të UÇK-së prej Komandantit Adem Jashari, nuk e përjashtuan njëra-tjetrën, por e plotësuan.
Vetëm duke i respektuar këto dy rrugë, tha Lumir Abdixhiku, “historia jonë mbetet e plotë dhe e ndershme” – për çka vijoi të kujtojë unitetin kombëtar të 17 shkurtit kur u shpall pavarësia e Kosovës nga Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi.
“Familja Jashari dhe Prekazi janë kthesë historike e kësaj rruge çlirimtare…Nuk ishte heroizëm vetëm individual, por akt themelues i çlirimit…Prekazi e zgjoi ndërgjegjën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Dhe bëri të qartë se padrjetësia kishte arritur kufirin e fundit…UÇK ishte përgjigja e një populli të shtypur. UÇK u bë faktor i pashmangshëm i realitetit politik dhe historik…UÇK është populli i Kosovës”, tha ai.
“Rruga paqësore dhe ajo çlirimtare janë rrugët e popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, ato e plotësojnë njëra tjetrën, dhe nuk e përjashtojnë njëra tjetrën…Vetëm duke i respektuar të dyat historia jonë mbetet e plotë dhe e ndershme…Këto janë vlerat identitare të shtetit tonë…Shtëpia nuk mbahet pa miq, s’u mbajt dje as s’mbahet sot as nesër…Pavarësia ishte akt uniteti kombëtare, isht edëshmi që Kosova di të bashkohej kur i kërkohet…”, tha ai.














