Ditën e sotme, Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur një mbledhje ku, anëtarët e kësaj partie, shumicë të votave kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër pranimit të dorëheqjes së ofruar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas mbledhjes, deklarimet e të pranishmëve nuk kanë qenë të shumta, pasi ata zgjodhën të mos flasin për media.
Ndër ta ishte edhe Avdullah Hoti, i cili ka qenë një nga kritikuesit e Abdixhikut.













