Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku uron Krishtlindjen: Le të jetë një thirrje e re për më shumë mirësi

25/12/2025 - 12:49
në Lajme
A A
Abdixhiku thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Përmes një njoftimi të partisë në Facebook, shkruhet se Abdixhiku ka kujtuar se kjo ditë na kujton se sa shumë vlerë ka të jemi pranë njëri-tjetrit, të falim, të ndajmë dhe të sakrifikojmë për të mirën e përbashkët.

“Të gjithë besimtarët e krishterë, shënojnë e festojnë Krishtlindjen. Lindjen e shpresës, e dritës që mposht errësirën, e besimit se dashuria dhe mëshira janë gjithmonë më të forta se çdo vështirësi.

Kjo ditë na kujton se sa shumë vlerë ka të jemi pranë njëri-tjetrit, të falim, të ndajmë dhe të sakrifikojmë për të mirën e përbashkët. Na kujton se paqja fillon në familje, vazhdon mes fqinjësh dhe forcohet në shoqëri.

Kosova dhe shqiptarët e saj kanë qenë gjithmonë shembull i harmonisë fetare. Kjo vlerë e shenjtë e jona na ka mbajtur bashkë në ditë të vështira dhe na ka bërë më të fortë si shoqëri. Krishtlindja e sivjetme le të jetë një thirrje e re për më shumë mirësi, më shumë respekt dhe më shumë solidaritet mes nesh”, shkruhet në postim.

Ndër tjerash thuhet se i pari i LDK-së, ka uruar nga zemra që kjo festë të ju gjejë sa më pranë familjeve me shëndet e shpresë për të ardhmen.

“Uroj nga zemra që kjo festë t’ju gjejë pranë familjeve tuaja, me shëndet, paqe dhe plotë shpresë për të ardhmen. Që dhurata më e madhe të jetë buzëqeshja e atyre që doni dhe koha e çmuar e kaluar bashkë.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shumë mote, me paqe e mirësi – Gëzuar Krishtlindjen!”, thuhet në postim.

JU REKOMANDOJMË

Kurti nga Kamenica: Kontrollë të plotë një herë në vit për secilin qytetar
Lajme

Kurti nga Kamenica: Kontrollë të plotë një herë në vit për secilin qytetar

25/12/2025 - 13:46
Gërxhaliu për 100 eurot: Dikur korrupsioni bëhej me tender e sot institucionalisht
Lajme

Gërxhaliu për 100 eurot: Dikur korrupsioni bëhej me tender e sot institucionalisht

25/12/2025 - 13:13
Polonia kap në ajër aeroplanin rus mbi Detin Baltik
Lajme

Polonia kap në ajër aeroplanin rus mbi Detin Baltik

25/12/2025 - 13:09
Çitaku pas vdekjes së babait të “Calit”: Vdiq pa e përqafuar djalin – gjykatë e turpshme
Lajme

Çitaku pas vdekjes së babait të “Calit”: Vdiq pa e përqafuar djalin – gjykatë e turpshme

25/12/2025 - 13:05
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Lajme

AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim

25/12/2025 - 12:46
KMDLNj: Faturat e rrymës për muajin dhjetor përbëjnë abuzim të rëndë ekonomik ndaj qytetarëve
Kryesore

KMDLNj: Faturat e rrymës për muajin dhjetor përbëjnë abuzim të rëndë ekonomik ndaj qytetarëve

25/12/2025 - 12:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

    Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Loni Dekor lanson me sukses AI – Intelegjencën artificiale të parë të brendshme

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë