Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka reaguar ndaj gazetarit Xhevdet Pozhari, pas komenteve të këtij të fundit për kryeministrin Albin Kurti.
Në reagimin e tij, Abdullahu ka renditur disa nga ato që i quan “dështime” të qeverisjes së Kurtit, duke i paraqitur në formë ironike:
• Na fut në sanksione.
• Na prish me amerikanët.
• I lavdëron hajnat e vet.
• Kërcënon prokurorinë.
• Na prish me Shqipërinë.
• Nuk na sjell njohje.
• I rrit çmimet.
• Nuk e ka familjen në Kosovë.
• Nuk di me vallëzu.
• Nuk di me zgjidh ekuacionet.
• Nuk i rrinë teshat katë si duhet.
Abdullahu përmes kësaj liste ka ironizuar qeverisjen aktuale, duke theksuar kritikat ndaj kryeministrit dhe mënyrës së tij të udhëheqjes. Këto deklarata pritet të nxisin diskutime në skenën politike dhe publike.
Ndërkohë, vet Pozhari ende nuk ka reaguar ndaj komenteve të zëdhënësit të PDK-së.