Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, pritet të jetë një rival serioz dhe njeriu që do t’ia rrezikojë edhe një mandat Shaqir Totajt të PDK-së.
Ai i ka hyrë fuqishëm parafushatës elektorale duke takuar grupe qytetarësh në lagjet e mëdha të komunës së dytë më të madhe në Kosovë, shkruan Veriu.info.
Anrashi së fundi ka takuar shumë qytetarë në një nga lagjet më të mëdha të Prizrenit, në Ortakoll, një vendbanim ky përcaktues në garën elektorale.
Duket se me këto takime të mëdha, paralajmërimet për Totajn janë të qarta se vështirë do ta ketë ta sigurojë edhe një mandat./Veriuinfo/