Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Absurde: Qeverisja komunale e VV-së më 2021 nënshkruajti kontratë 200 mijë euro për krijimin e Hartave Zonale në Mitrovicë, tash të njëjtën po hezitojnë ta votojnë (Dokument)

27/04/2025 - 16:37
në Lajme
A A
Absurde: Qeverisja komunale e VV-së më 2021 nënshkruajti kontratë 200 mijë euro për krijimin e Hartave Zonale në Mitrovicë, tash të njëjtën po hezitojnë ta votojnë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info sot ka raportuar se Vetëvendosje e Mitrovicës është në dilemë të madhe të vendosjes për votimin e Hartës Zonale nga grupi i asamblistëve të tyre në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal.

Hipokrizia e VV-së për (mos) miratimin e Hartës Zonale në Mitrovicë! Çka do të vendosin sonte?

Siç kemi raportuar, ky dokument strategjik për zhvillimin e Mitrovicës ka nisur të hartohet në qeverisjen e kaluar komunale, e cila asokohe udhëheqej nga Lëvizja Vetëvendosje.

Veriu.info ka siguruar vendimin e Komuna e Mitrovicës që e shpall fituese kompaninë “Instituti i Shkencës dhe i Teknologjisë INSI Sh.P.K.” për kontratën me titull “Hartimi i projekteve, planeve hapësinore PZhK dhe Hartave Zonale Komunale”.

Siç shihet në dokument, kompania “INSI” Sh.P.K. është shpërblyr me këtë kontratë më datë 08 mars 2021 dhe peshonte 199 mijë 990 euro.

Pasi që LVV kishte humbur zgjedhjet lokale në Mitrovicë në tetor të atij viti, projektin e Hartave Zonale në bazë të kësaj kontrate e kishte vazhduar qeverisja aktuale që drejtohet nga PDK, e cila nesër do ta prezantoj në Kuvend Komunal “Propozim vendim për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut (HZK) 2024-2032”.

Për të ardhur në fazën e votimit në Kuvend Komunal, ky dokument është dashur të merr aprovimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ministri kjo që udhëheqet nga Liburn Aliu i Vetëvendosjes.

Pra, edhe përkundër faktit se vet nënshkruan kontratë prej 200 mijë euro për hartimin e këtij dokumenti dhe se i njëjti mori ‘dritën e gjelbër’ nga ministria që udhëhiqet nga LVV se si dokument është në rregull në aspektin ligjor, një grup brenda LVV në Mitrovië po tenton ta zhbëj krejt punën që është bërë për 4 vite në hartimin e tij dhe rrjedhimisht të shkaktoj edhe dëm financiar, pasi që kjo kontratë ishte në vlerë prej 200 mijë euro.

Se a do të votoj nesër ‘për’ apo ‘kundër’ këtij dokumenti, LVV pritet të vendos sonte në mbledhjen që do të mbahet në ora 18:00.

Veriu.info mëson se nëse partia merr vendim që të votohet kundër, ka shumë gjasa që disa asamblistë të dalin jashtë vendimit të partisë dhe të votojnë ‘për’.

Hipokrizia e VV-së për (mos) miratimin e Hartës Zonale në Mitrovicë! Çka do të vendosin sonte?

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon pezullimin e afatit për zgjedhjen e presidentit

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon pezullimin e afatit për zgjedhjen e presidentit
05/03/2026 - 23:32

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Postimi i Albulena...

Më shumëDetails

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale
05/03/2026 - 23:29

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti përpjekjen e presidentes Vjosa Osmani për të ndryshuar rregullat e zgjedhjes së presidentit si “dëshpëruese dhe komike”, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres
05/03/2026 - 23:14

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin prezentë në këtë seancë. “Nuk ka kuorum, unë iu bëra thirrja deputetëve që...

Më shumëDetails

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë
05/03/2026 - 23:02

Kutia e votimit tashmë është dërguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet procedura e votimit për zgjedhjen e Presidentit. Të nominuar për këtë post...

Më shumëDetails

A ka vend në LDK, Vjosa Osmani?- tregon Abdixhiku

Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje
05/03/2026 - 22:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,ka thënë se asnjë herë nuk kanë pasur qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit. Abdixhiku është pyetur nga gazetarët se nëse...

Më shumëDetails

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës
05/03/2026 - 22:45

Në seancën që pritet ta mbahet në ora 22:00, pritet të hidhet në votim çështja e Presidentit. Sipas kushtetutës, duhet dy kandidatë, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës

    Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë