Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Administrata Trump ndalon përkohësisht caktimin e takimeve për viza studentore

28/05/2025 - 19:42
në Lajme
A A
Administrata Trump ndalon përkohësisht caktimin e takimeve për viza studentore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Administrata e presidentit Donald Trump ka urdhëruar të gjitha ambasadat amerikane nëpër botë të ndalojnë përkohësisht caktimin e takimeve për dhënien e vizave studentore, ndërsa përgatitet të zbatojë masa më të ashpra kontrolli ndaj aplikantëve, përfshirë vetting në rrjetet sociale.

Sipas një memorandumi zyrtar të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, ambasadat dhe konsullatat do të përballen me ngarkesë të shtuar për shkak të këtij procesi të ri të verifikimit të thelluar, i cili pritet të prekë kryesisht studentët ndërkombëtarë që kërkojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara.

Kjo lëvizje vjen në një periudhë tensionesh në rritje mes administratës Trump dhe universiteteve elitë amerikane, të cilat presidenti i ka kritikuar për qëndrime të majta dhe mungesë të reagimit ndaj antisemitizmit, sidomos pas valës së protestave pro-palestineze në kampuse.

Universitetet e mëdha mund të përballen me pasojë të ndjeshme, pasi ato mbështeten ndjeshëm në studentët e huaj, të cilët paguajnë tarifa më të larta dhe përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të kontrolluar në mënyrë rigoroze çdo individ që kërkon të hyjë në vend.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, sqaroi se pezullimi i takimeve të reja për vizat studentore do të mbetet në fuqi deri në një vendim të ri. Takimet e planifikuara më parë do të zhvillohen si zakonisht.

JU REKOMANDOJMË

Mendimi për motin: Valë e të nxehtit këto ditë, maksimalet do të shkojnë deri në 32C e 35C
Lajme

Mendimi për motin: Valë e të nxehtit këto ditë, maksimalet do të shkojnë deri në 32C e 35C

31/05/2025 - 01:46
Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati
Lajme

Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati

30/05/2025 - 23:18
Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Kryesore

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë

30/05/2025 - 22:31
Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka
Kryesore

Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

30/05/2025 - 22:28
Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju
Kryesore

Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju

30/05/2025 - 22:11
‘Një fundvit plotë drita’ – Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët
Kryesore

Policia deklarohet për defilimin e maturantëve në veri, që u shoqërua me fishekzjarrë dhe flamuj serb

30/05/2025 - 21:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pezullimi i pagesës së shtesës për fëmijë, Avokati i Popullit me letër rekomandim për ministrinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ekskluzive: Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë